3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA: Mijëra ushtarë rusë në kufirin ukrainas

SHBA: Mijëra ushtarë rusë në kufirin ukrainas

Rusia ka dislokuar 15 000 deri në 25 000 trupa në gadishullin e Krimesë dhe kufirin ukrainas, sipas vlerësimeve të SHBA.

”Moska duhet të ftojë përfaqësues të huaj të vizitojnë ato territore për të lehtësuar tensionet”, sugjeroi diplomatja amerikane Courtney Austrian në një takim të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE).

“Sipas informacionit të marrë nga burimet e disponueshme, Rusia ka më shumë trupa të vendosur në kufirin ukrainas tani sesa në çdo kohë që nga viti 2014”, shtoi ajo.

“Ne i kërkojmë Rusisë edhe një herë të shpjegojë madhësinë, përbërjen dhe qëllimin e këtij aktiviteti”, shtoi ajo duke theksuar se ”manovrat ushtarake në terren nuk do të ishin një shpjegim i mjaftueshëm”.

Grumbullimi i trupave ruse në kufirin ukrainas ka nxitur shqetësimin mbi një shpërthim të ri të tensionit në rajon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments