12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeSHBA, Maqedonia e Veriut mbajnë Dialog Strategjik për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe...nuk...

SHBA, Maqedonia e Veriut mbajnë Dialog Strategjik për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe…nuk u tha publikisht as edhe një presje për kontestin me Bullgarinë ?

lajmi interaktiv

Lajm që besojmë Qeverinë e RMV-së do e kthejë në realitet dhe personalitetet e politikbërjes nga rradhët e BDI-së ti zbresin në tokë…të cilët gjatë gjithë kohës shitnin FAKE NEWS se SHBA (posaçërisht i printe GRUBI ARTAN ) do të ndërmjetsojë ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë për kontestin me Bullgarinë ,pra si shpresë e fundit u mbeti në thojza SHBA ,pra doli se ky FAKE NEWS është për konsum të brendshëm ditor të BDI-së kinse këta i dijnë gjërat,a në të vërtetë i DININ që nga starti qëndrimin e VETOS BULLGARE ,por me rëndësi ishte blerja kohe dhe menaxhimi me kryeministrin e ri Kovaçevskin për të udhëhequr shtetin …SHBA si FANAR i DEMOKRACISË ashtu siç e theksonin publikisht nga BDI si shpresë për zgjidhjen e kontestit u vërtetua si marketing i BDi..SHBA doli se VËRTETË ËSHTË FANAR I DEMOKRACISË…SHBA asnjëherë në historinë ekzistenciale të saj të paktën publikisht nuk ka thënë se përzihet në punët e brendshme të një shteti…POR PËRKUNDRAZI RESPEKTON AUTONOMINË E POLITIKËBËRJES SË SHTETEVE NËPËR BOTË …pa marrë parasysh renditjen ideologjike dhe konstitucionale të atyre shteteve…çështje tjetër ajo a i shkon për shtati politikës gjeostrategjike të tyre …Dhe kuptohet kur Bullgaria është pjesë e BE-së dhe plus e NATOS ,SHBA e vlerson këtë si mosndërhyrje …mund të jep sygjerime për vendin ku duhet të ndodhet RMV pra në BE por nuk theksohet mënyra ose trysnia (lexo o Artan Grubi) …pra diçka tjetër thuhet në Deklaratën pas Takimit BLENKEN me Bujar Osmanin përcjellim pjesë nga Voa

https://www.zeriamerikes.com/a/6601434.html

Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut mbajtën të enjten në Uashington për herë të parë një Dialog Strategjik, të përqendruar në thellimin e partneritetit dypalësh përsa u takon nismave rajonale, mbrojtjes dhe sigurisë, energjisë dhe mjedisit, shkëmbimeve kulturore, profesionale dhe arsimore, qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve tregëtare.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani e vlerësuan Dialogun, si edhe marrëdhëniet dypalëshe.

“Mendoj se (Dialogu Strategjik) do të shërbejë për ta thelluar bashkëpunimin, koordinimin, bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Blinken.

Se janë ngatruar kablot në Qeverinë e RMV -së dihet ,RMV përveç kontestit me Bullgarinë e hesht moszbatimin e REFORMAVE që kërkon BE ,por TRUMPETON SE MOSMARRËVESHJET ME BULLGARINË JANË PENGESAT që përdoret si ALIBI ,për moszbatim të reformave foli aso kohe edhe Ministri i Drejtësisë Mariçiç me 23 mars 2021

Por edhe ministri aktual i Drejtësisë në RMV , Tupançevski pranon dështimin e reformave në gjyqësor dhe mosbesimin e qytetarëve këtyre ditëve

por mbi të gjitha heshtja e Qeverisë LSDM-BDI për si TABOO TEMA nr 1 korrupsioni dhe mosinteresimi i Qeverisë për të punuar me të rrinjtë ,që shkakton ikjen e të rrinjëve nga RMV nuk mund të rinte pa u theksuar … ua përmendi mu në prag të shkuarjes së Delegacionit Qeveritar në SHBA në Dialogun Strategjik SHBA-RMV …vetë përfaqsuesja në SHKUP e SHBA -së Zonja Ambasadorja e SHBA-së në vend, Kate Mary Bërns, në Programi 200 në Alsat me datë 01.06.2022…

Pra FAKE NEWS për temat shumë të ndijshme shtetrore i shpërndajnë vetë pjesmarsit qeveritar me deklaratat datat për fillim negociatash me BE-në qershori /shtatori/ iks viti….qofshin nga blloku maqedonas…qoftë nga blloku shqiptar.(më Agresivët Grubi Artan ,Bujar Osmani dhe Ali Ahmeti )..dhe në vend që të thuhet e vërteta se jo vetëm VETO BULLGARE,por ka edhe sende tjera që MOZAIKUN PËR BE DUHET TA BËJNË KOMPLET …ka një shprehje popullore shqipe që përdoret në Malësinë e Sharrit ..tue pyet …tue pyet e gjejsh Stambolin …jo që nuk pyetën miqtë europian dhe amerikan para se të fillonte Bullgaria me kushtëzimet sepse në BE hyhet me vota unanime pa asnjë kundër dhe shtrohet çështja po BULLGARIA a nuk ishte NATO kur RMV hyri më 27 mars 2020 në NATO dhe nuk kushtëzoi …interesant para dy viteve kjo ndodhi … por nga mendjemadhësia qeveritarët shqiptar Grubi Artan i gjithëditshmi dalin qesharak në opinion ja shikoni ALI AHMETI NGATËRROHET NË HOMAZHET PËR BUJAR NISHANIN, GRUBI E NDJEK NGA PAS, JA VEPRIMI QË TËRHOQI VËMENDJE

Pra në SHBA nuk zhvillohet dialog për ndërmjetsim me Bullgarinë por SHBA, Maqedonia e Veriut mbajnë Dialog Strategjik për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe…

…www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments