13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeSHBA 330.000 dollarë ndihmë tjetër Maqedonisë për përballje me koronavirusin

SHBA 330.000 dollarë ndihmë tjetër Maqedonisë për përballje me koronavirusin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID), kanë ndarë 330.000 dollarë amerikanë shtesë për përballje me KOVID-19 në vend përmes një granti për Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut.

Granti i USAID-it prej 330.000 dollarëve amerikanë për Kryqin e Kuq janë plotësim i ndihmës prej 1.1 milionë dollarëve amerikanë nga Qeveria e SHBA-së të ndara për Maqedoninë e Veriut për uljen e përhapjes së KOVID-19, komunikoi USAID.

Me këtë grant do t’u ndihmohet komuniteteve më të ndjeshme në shoqëri, jeta e përditshme e të cilave është jashtëzakonisht e rrezikuar ndaj virusit, përfshirë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, prindërit beqarë dhe familjet me të ardhura të ulëta, si dhe ata që jetojnë në komunitete të mbyllura.

Në tre muajt e ardhshëm, Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut do të shpërndajë 4.200 pako me ushqime, 4.200 pako me produkte higjienike, 3.000 pako me mjete dezinfektuese dhe 1.000 pako për foshnje.

USAID gjithashtu do t’i ndihmojë Kryqit të Kuq të rrisë gamën e shërbimeve të tij për shëndet mendor dhe social, që janë të disponueshme për gjithë publikun. Kryqi i Kuq do të trajnojë vullnetarë në 33 qendrat e tij lokale për t’u ndihmuar të gjithë atyre që përballen me stresi ose me sfida të tjera sociale gjatë krizës.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jam i nderuar që mund të realizojmë partneritet me Kryqin e Kuq për të ofruar ndihmë për grupet e cenueshme të prekura nga Kovid-19. Këto përpjekje të Kryqit të Kuq paraqesin “solidaritet në nivelin më të lartë”, siç deklaroi presidenti Pendarovski paradokohe. “Jam e nderuar që SHBA-ja mund të jetë pjesë e solidaritetit me Kryqin e Kuq dhe të gjithë të tjerët që në mënyrë kolektive përballen me Kovid-19”, tha ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërns.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti përshëndeti partneritetin e ri me USAID-in për mbështetje të punës që e kryejnë vullnetarët në përballjen me sfidat e KOVID-19.

“Me ndihmën e USAID-it, ne do të forcojmë mbështetjen për vullnetarët duke u ofruar atyre shërbime shtesë psikologjike dhe sociale dhe mbrojtje të zgjeruar kundër ekspozimit ndaj virusit. Po aq e rëndësishme për ne dhe vullnetarët tanë do të jetë zgjerimi i programeve psikosociale për qytetarët dhe ndihma e ushqimit dhe higjienës për anëtarët e komunitetit që kanë humbur vendet e tyre të punës si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga KOVID-19, si dhe përfituesit e ndihmës sociale, personat me aftësi të kufizuara, prindërit beqarë, të moshuarit dhe të sëmurët dhe të pastrehët”, tha ai.

Ai shtoi se Kryqi i Kuq do të vazhdojë të punojë ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për të identifikuar dhe për t’u dalë në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë në këtë kohë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments