BallinaLajmeShasivari-Toshkovski: 25 milionë euro për Idrizovën, 100 zyrtarë të rinj në burgje

Shasivari-Toshkovski: 25 milionë euro për Idrizovën, 100 zyrtarë të rinj në burgje

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari në Konferencën Rajonale “Krimi i organizuar në burgje – forcimi i integritetit, kapaciteteve të inteligjencës dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore”, theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në burgje është prioritet në reformën e sistemit penitenciar.Ai kërkoi bashkëpunim më të madh rajonal, shkëmbim më efikas të informacioneve dhe koordinim mes institucioneve për luftimin e rrjeteve kriminale. Në kuadër të forcimit të sistemit të burgjeve, janë punësuar 100 zyrtarë të rinj, janë zhvilluar trajnime kundër korrupsionit dhe janë formuar njësi të inteligjencës në disa burgje. Shasivari gjithashtu njoftoi se janë siguruar edhe 25 milionë euro për ndërtimin e objekteve të reja në Idrizovë.

Ndërkaq, Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, paralajmëroi se krimi i organizuar në burgje nuk është problem i izoluar, pasi rrjetet kriminale mund të vazhdojnë aktivitetin edhe nga burgjet. Ai theksoi se mbipopullimi, korrupsioni, rekrutimi i personave të cenueshëm dhe presionet ndaj stafit krijojnë hapësirë që strukturat kriminale të veprojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments