8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaIsh-ambasadori amerikan/‘Kam frikë nga konfliktet e reja në Ballkan’

Ish-ambasadori amerikan/‘Kam frikë nga konfliktet e reja në Ballkan’

William Montgomery, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, Mal të Zi, Kroaci dhe Bullgari, shprehu frikën në Ballkan se mund të ketë konflikte të reja, duke pasur parasysh se sipas tij “asnjë problem në rajn nuk është zgjidhur”. Ai gjithashtu theksoi se beson se Bashkimi Evropian nuk ofron ndihmë dhe mbështetje për të gjithë rajonin e Ballkanit. “Ne nuk duhet të harrojmë se Gjermania dhe Franca ishin në luftë me shekuj dhe u ndalën vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të ndodhë edhe me këtë rajon. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është se kjo do të kërkojë kryesisht ndihmën e Bashkimit Evropian, sepse ky rajon nuk mund të ketë sukses i vetëm. Ai ka nevojë për mbështetjen e plotë të Perëndimit, Shteteve të Bashkuara dhe BE-së që këto ndryshime të ndodhin në kohë”, u shpreh Montgomery.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments