15 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeSerbët lokalë obligohen të protestojnë në Zveçan

Serbët lokalë obligohen të protestojnë në Zveçan


Rreth 100 serbë janë mbledhur në mbrëmjen e së mërkurës në Zveçan, në afërsi të ndërtesës komunale, ku është duke u protestuar për të tretën ditë me radhë.

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për masë paraburgimi prej një muaji për dy të arrestuarit në këtë komunë, gazetarët e Radios Evropa e Lirë, kanë mësuar se qytetarët e institucioneve publike, janë të obliguar që të protestojnë prej sonte, me orare të ndryshme.

Dy të arrestuarit, dyshohet se kane qenë pjesë e përleshjeve mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it në atë komunë, më 29 maj.telegrafi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments