25.9 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaLajmeSela: Nuk ka marrëveshje fituesi me fituesin, por ka marrëveshje mandatari me...

Sela: Nuk ka marrëveshje fituesi me fituesin, por ka marrëveshje mandatari me fituesin! Ose do të respektohet kjo, ose do të zgjedhim dy mandatarë

Kreyetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në Click Plus në Tv21, tha se nuk ka marrëveshje fituesi me fituesin, por ka marrëveshje mandatari me fituesin. Ndërkaq, Sela shtoi se ose do të respektohet kjo marrëveshje ose do të zgjedhim dy mandatarë.

“Tendenca për tu shkel ai parim që gabimisht thuhet gjithandej fituesi me fituesin nuk është i tillë, është mandatari me fituesin. Në bllokun politik maqedonas fituesi merr mandat, ndërsa në bllokun politik shqiptarë fituesi nuk ka mandat. Nëse do të kishte dy mandatar kjo është vetvetiu formë tjetër e rregullimit shtetëror. Ose do të respektohet parimi që mandatari të hyjë në bisedime me fituesin te shqiptarët, ose duhet të rregullohet me ligj që të kemi dy mandatar”, tha mes tjerash Ziadin Sela në Click Plus në TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments