20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaSekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken: Sulmet ndaj policisë janë të papranueshme,...

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken: Sulmet ndaj policisë janë të papranueshme, Kosova e Serbia t’i kthehen menjëherë dialogut

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovë në veri.

Ai në një postim në platformën “X” ka shkruar se sulmet e dhunshme janë të papranueshme.

“Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës afër Manastirit të Banjskës, janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Blinken.

Policia e Kosovës u sulmua nga persona të maskuar në orët e hershme të së dielës pasi shkoi për t’i larguar barrikadat e vendosura në Banjskë, të cilët u strehuan në manastirin e fshatit më vonë.

Si pasojë, zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments