11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeSë shpejti për hyrje dhe dalje nga shteti duhet të keni çertifikatë...

Së shpejti për hyrje dhe dalje nga shteti duhet të keni çertifikatë vaksinimi ose test pcr negativ

Një masë shtesë do të shqyrtohet nesër për hyrje dhe dalje nga vendi. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot në konferencë për media njoftoi se do të kërkohet çertifikatë vaksinimi, test negativ PCR ose vërtetim që e keni kaluar virusin.Sipas tij, situata imponon nevojë serioze të përgjegjësisë nga ana e qytearëve, veçanërisht nga sot kur hyjnë në fuqi masat e reja.

“Menaxhimi i situatës tregon një nevojë serioze pëpërgjegjësi nga ana e qytetarëve, veçanërisht sot kur hyjnë në fuqi masat e reja. Procesi i vaksinimit po ecën pa probleme në të gjitha pikat në të gjithë vendin dhe shpresojmë që ky trend i rritjes së interesit të vazhdojë. Unë bëj thirrje për respekt maksimal për masat, mbajtjen e distancës, higjenën e rregullt personale dhe përfshirjen në procesin e imunizimit. Vaksinat mbrojnë nga një rrjedhë e rëndë e sëmundjes, një rezultat fatal dhe pengojnë përhapjen e pakontrolluar të virusit”, tha Filipçe.

Sa i përket qytetarëve që kthehen nga Avganistani, do të duhet patjetër të hyjnë në karantinë 14 ditore.

Siç sqaroi ministri, kjo masë do të propozohet në Qeveri dhe do të diskuohet në seancën e nesërme.

“Biseduam për Avganistanin dhe dy gjëra dolën si propozim. Së pari të vendoset karantinë 14 ditore, dhe të propozohet vaksinim për gjithë ata që përmes këtij sistemi do të hyjnë në vend. Bëhet fjalë për pak njerëz, por ky do të jetë propozimi”, shprehet Filipçe.

Ministri u shpreh i dëshpëruar për protestën kundër vaksinimit në Maqedoni, ku gjithashtu kishte disa ofendime për autoritetet dhe mjekët të cilët po luftojnë kundër korona virusit.

“Askush nuk e imponon vaksinimin. Është e qartë se vaksinat janë të sigurta. Jam i dëshpëruar për protestën. Nuk dëgjuam retorikë dhe propozim lidhur me vaksinat. Kjo ishte thjeshtë protestë për të ofenduar punonjësit shëndetësor. Do të kërkojë dënim për atë që ndodhi dje”, tha Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments