Në mëngjes para gjykatës penale policisë së burgut i ka ikur person i cili është sjellë në gjykatë për mbajtjen e seancës gjyqësore.
Nga Gjykata penale thonë se bëhet fjalë për rast i cili ka ndodhur jashtë gjykatës për çka është kompetente policia e burgut, e jo në hapësirat e Gjykatës themelore penale.
Bëhet fjalë për një të pandehur i cili është dërguar në gjykatë në seancë gjyqësore për lëndën penale – Trafikim i emigrantëve. Nga Ministria e drejtësisë këtë mesditë informuan se personi është gjetur dhe arrestuar.