Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar skenat e kaosit dhe tensionet në Kuvend, ku opozita dogji karriget në oborrin e Kuvendit si shenjë protestë ndaj burgosjes së Ervin Salianjit.
Në fjalën e tij nga dritarja e banesës, Berisha u shpreh se “flakët e guximit tonë do të bëjnë shkrumb e hi projektet anti shqiptare të Ramës”
Sali Berisha tha se sot nisi beteja dhe do të ndalet deri në fitoren e opozitës.
“Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona”, tha Berisha.
Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se “Ervin Salianji u burgos sepse ai denoncoi Geronin e vëllazërisë Xhafa, që fshihej dhe si kriminel, shpërndante drogë, helm në Shqipëri, në Itali dhe Europë”.
“Një përshëndetje të zjarrtë deputetëve të Partisë Demokratike, që nisën sot në sallën e parlamentit të mafies dhe krimit, betejën e fitores, betejën e pandalshme, që i dha përgjigjen më të merituar Edi Ramës, këtij kryemafiozi të Shqipërisë dhe Europës, që burgosi deputetin Ervin Salianji, sepse ai denoncoi Geronin e vëllazërisë Xhafa, që fshihej dhe si kriminel, shpërndante drogë, helm në Shqipëri, në Itali dhe Europë.
Sot deputetët e PD-së, nisën betejën, betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës. Ajo betejë duhet të frymëzojë çdo demokrate, demokrat, çdo qytetare e qytetar të këtij vendi, për tu ngritur në një betejë në mosbindje civile më te gjitha mjetet e saj.
Për shpëtimin e Shqipërisë nga krimit, mafia, vjedhja.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira. Rotacionin, fitoren e opozitës.
Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona”, tha ndër të tjera Sali Berisha.