12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaSa shtet i mirë Japonia / U jep 20 shteteve falas ilaçin...

Sa shtet i mirë Japonia / U jep 20 shteteve falas ilaçin premtues kundër COVID-19

Japonia ka vendosur që t’ua japë falas ilaçin e përdorur për të kuruar COVID-19 disa shteteve, përfshirë Turqinë, për të trajtuar pacientët me koronavirusin e ri (COVID-19).

Lajmi u dha nga ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi. Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo News, Motegi tha se 20 vende mund të marrin ilaçin Avigan, i cili aktualisht po kalon teste klinike, përfshirë Turqinë, Bullgarinë, Çekinë, Indonezinë, Iranin, Mianmarin dhe Arabinë Saudite.

“Tridhjetë vende të tjera kanë shfaqur interes për ilaçin”, tha Motegi para gazetarëve duke shtuar “Ne do të punojmë me vendet e interesuara për zhvillimin e studimeve klinike të Avigan ndërkombëtarisht”.

Avigan, i njohur gjithashtu si Favipiravir, është një ilaç antiviral i zhvilluar nga Toyama Chemical e Japonisë për të trajtuar gripin, por studiuesit në Kinë thonë se ka efekt edhe ndaj koronavirusit.

Japonia ka mbi 4.250 raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa 93 kanë vdekur.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe të martën shpalli gjendje të jashtëzakonshme njëmujore në të paktën 7 prefektura nga 47, përfshirë Tokion, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Masat e reja i lejojnë pushtetit lokal të ndërmarrë hapa më rigoroze parandaluese, përfshirë kërkesën për të qëndruar në shtëpi dhe të kufizojë funksionimin e shkollave dhe shërbimeve të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments