15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaEkonomiRustemi: Së bashku i zgjidhim sfidat për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Rustemi: Së bashku i zgjidhim sfidat për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi sot bashkë me ministrin e Transporti dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe me ambasadorin kinez Zhang Zuo kanë realizuar mbikëqyrje të punimeve në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Rustemi thotë se bashkë me të gjitha palët po zgjedhin sfidat në ndërtimin e kësaj autostrade.

“Së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, zëvendësdrejtorin e NPRRSH-së, Bllagojçe Tërpevski, të shoqëruar nga ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Zhang Zuo, në teren i koordinuam punët dhe aktivitetet për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër. Me të gjitha palët e përfshira në këtë proces së bashku i zgjedhim sfidat me të cilat ballafaqohemi gjatë ndërtimit të autostradës”, tha Rustemi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments