14.6 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaRusia paralajmëron sulm ndaj Moldavisë, arsyetimi i njejtë si në Ukrainë, “po...

Rusia paralajmëron sulm ndaj Moldavisë, arsyetimi i njejtë si në Ukrainë, “po ushtrohet dhunë ndaj rusëve”

Moska planifikon të pushtojë Ukrainën jugore dhe të hapë një rrugë drejt rajonit moldav të Transdjestrisë dhe gadishullit të Krimesë, si pjesë e fazës së dytë të operacioneve të saj.

Në një deklaratë të transmetuar nga TASS dhe Interfax, komandanti në detyrë i Rajonit Qendror Ushtarak të Rusisë, Rustam Minekayev, tha se Rusia planifikon të vendosë kontroll të plotë mbi Donbasin dhe Ukrainën jugore, gjë që do të mundësojë hyrjen në Transdjestri, provincë kjo separatiste

“Kontrolli mbi jugun e Ukrainës është një tjetër rrugëdalje për në Transnistria, ku ka dëshmi të dhunës kundër popullatës rusishtfolëse atje,” tha Minekayev.

Gjithashtu, përveç Transdjestrisë, qëllimi i ushtrisë ruse është të vendos një korridor për në Krime.

“Që nga fillimi i fazës së dytë të operacionit special, i cili filloi dy ditë më parë, një nga detyrat e ushtrisë ruse është vendosja e kontrollit të plotë mbi Donbasin dhe Ukrainën jugore, kontroll ky i cili do të sigurojë një korridor tokësor për në Krime”, tha Minekayev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments