1.8 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaRusia mesazh Serbisë për vendosjen e sanksioneve ndaj tyre: I sugjerojmë të...

Rusia mesazh Serbisë për vendosjen e sanksioneve ndaj tyre: I sugjerojmë të mos i nënshtrohen Perëndimit, do të jetë shkatërruese

Zëdhënësja famëkeqe e ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u ka sugjeruar shteteve që Perëndimi po u bën presion të madh të rezistojnë presionit të jashtëzakonshëm të Perëndimit. Nuk ka shtet tjetër europian që ka rezistuar të vë sanksione, përpos Serbisë, transmeton Gazeta Metro.

Ajo në konferencën e rregullt për media në pyetjen se çfarë do t’i sugjeronte Serbisë që “po i bëhet presion nga Perëndimi pasi nuk ishin të prirë ndaj sanksioneve anti-ruse”.

Zakharova tha se shtetet perëndimore po bëjnë presion ndaj të gjithëve që nuk ka mundur askush t’i paramendojë.“Çfarë këshille mund të jap? Mos iu nënshtroni presionit, pasi kjo do të jetë shkatërruese” tha Zakharova.

Serbia sipas raporteve dhe vet deklaratave të zyrtarëve serb, vet presidentit serb Aleksandar Vucic, është nën presion të madh diplomatik për t’i vënë sanksione Rusisë, por edhe të Rusisë për të mos i vënë ato. Vucic ka lënë të nënkuptohet se nuk do të shkojë gjatë dhe vendimi për t’i vënë do të duhet të merret.

Serbisë i kërkohet si shtet partner dhe kandidat për anëtarësi që të bashkërendojë politikën e jashtme me Bashkimin Europian. Kjo çështje ndërlidhet edhe me orientimin strategjik politik të Serbisë që do të shihej si një braktisje e neutralitetit të deklaruar dhe miqësisë me Rusinë./gazetametro.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments