13 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaMedvedev: Nëse SHBA-të duan të mposhtin Rusinë, përgjigjemi me armë bërthamore

Medvedev: Nëse SHBA-të duan të mposhtin Rusinë, përgjigjemi me armë bërthamore

Nëse SHBA ndalon furnizimin me armë të Kievit, lufta në Ukrainë do të përfundojë”, kështu ka deklaruar zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev.

“Nëse Rusia ndalon operacionin e saj special, pa arritur fitore, nuk do të ketë Rusi, ajo do të shpërbëhet. Nëse SHBA ndalon furnizimin me armë për regjimin e Kievit, lufta do të përfundojë”, vuri në dukje Medvedev.

Sipas zyrtarit, SHBA deri më tani ka furnizuar “sasi gjigante armësh” në Ukrainë, ka punuar “për të mposhtur, përmbajtur dhe shkatërruar Rusinë” duke e lënë sigurinë strategjike si një çështje më vete “jo relevante” për marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Ky përfundim është më i keq se një krim, është një gabim i rëndë i amerikanëve. Një gabim i lindur nga ndjenja e tyre e epërsisë dhe mosndëshkimit. Në fund të fundit, është e qartë për të gjitha fuqitë racionale se nëse SHBA dëshiron të mposhtë Rusinë, atëherë ne jemi në prag të një konflikti global. Nëse SHBA-të duan të mposhtin Rusinë, atëherë ne kemi të drejtë të mbrohemi me çdo armë, përfshirë ato bërthamore”, theksoi Medvedev.

Medvedev, gjithashtu një ish-president dhe kryeministër, tha se tërheqja e Rusisë nga Traktati i Ri START do të kishte një ndikim të madh në mbarë botën në përgjithësi dhe në SHBA në veçanti.

Ai shtoi se Rusia kishte pezulluar pjesëmarrjen e saj në traktat për të parandaluar Perëndimin që ta mposhte atë në fushën e betejës dhe u kërkoi elitave amerikane “të mendojnë për atë që kanë bërë”.

Ne gjithashtu do të monitorojmë reagimin e fuqive të tjera bërthamore që marrin pjesë në NATO: Francës dhe Britanisë. Forcat e tyre strategjike bërthamore zakonisht nuk përfshiheshin në bilancin e kokave bërthamore dhe transportuesve në përgatitjen e marrëveshjeve midis SHBA-së dhe BRSS (që nënshkroi traktatin START në 1991 dhe është koha për ta bërë këtë), vuri në dukje ai.

/rtsh.al/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments