11.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaRusi rri i lidhur për derën e McDonald's: Kjo është armiqësi ndaj...

Rusi rri i lidhur për derën e McDonald’s: Kjo është armiqësi ndaj gjithë popullit rus (VIDEO)

Pianisti Luka Zatravkin, djali i piktorit të njohur rus Nikas Safronov, dje ka ngritur zërin kundër mbylljes së “McDonald’s” në Rusi dhe fajëson administratën ruse për situatën. Zatravkin u prangos në derën e një restoranti McDonald’s në sheshin Pushkin në Moskë.

“Nuk ka nevojë t’i mbyllim. Cilat janë arsyet për këtë? “Kjo është armiqësi ndaj gjithë popullit rus, ky është një akt dhune”, tha pianisti gjatë protestës, pas së cilës u dërgua në një stacion policie.

Do të mbyllen 847 restorante, McDonald’s njoftoi se do të paguajë paga për 62 mijë punonjës dhe këtë do ta bëjë përmes organizatës jofitimprurëse “Ronald McDonald House Charities”.

Në pritje të mbylljes, rusët nxituan për të ngrënë një vakt tjetër dhe restorantet ishin të mbipopulluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments