Shoqata atdhetare Ilirida në Foligno të Italisë ka shqetsimin e regjistrimit të Diasporës shqiptare jashtë atdheut të tyre Maqedonia e Veriut .Të ftuar në emisionin Ura të televizionit kombëtar RTSH 3 e udhëhequr nga gazetari Artur Bejzade Sh.A.Ilirida e udhëhequr nga kryetari i shoqatës prof.Nehat Marku ,sekretarin Hashim Xhezairi dhe antarin e kryesisë Badin Shabani kanë shprehur të gjitha shqetsimet dhe senzibilizimet lidhur me cenzusin ,me mospërkthimin e pjesëve të formularit në gjuhën shqipe pra disa pjesë vetëm maqedonisht që gjeneratat e reja që kanë lindur në diasporë e kanë problem ta njohin alfabetin cirilik .Badin Shabani theksoi se shtyhet regjistrimi për shkak të numrit të madh të shqiptarëve të regjistruar në regjistrimin e diasporës ,tuta nga numri i shqiptarëve në krahasim me maqedonasit …qëllimi që me shtyrje, të jepen pasaporta të dyshimta vetëm të fryhen numrat .U regjistruam për tokën e babës dhe gjuhën e nënës tha prof Nehat Marku dhe për inat dhe lojës së Qeverisë së Maqedonisë ne nuk do lejojmë që të nënpërkëmbin dhe ne do vazhdojmë ,mjerisht edhe politikanët shqiptarë të cilët me një telefonatë bien pre e manipulimeve të Qeverisë …shikim të këndshëm me gazetarin Artur Bejzade dhe shqiptarët gurbetçar-hallexhinj që ia mësyen mërgatës nga Tetova, Shkupi,Gostivari,Dibra ,Kumanova Struga…por që me zemër janë në Vendlindje -Maqedoni Veriore më saktësisht në Iliridë …