Reshjet e borës kanë vështirësuar dukshëm lëvizjen e automjeteve të Kodrën e Diellit në Tetovë.
Rrugët e papastruara kanë bërë që shumë vetura të ngecin dhe të mos mundin të lëvizin, duke shkaktuar kaos në komunikacion.
Ndonëse gjatë fundjavave në stinën e dimrit Kodra e Diellit mbetet destinacion i preferuar për shumë qytetarë, kushtet e rrugës lënë shumë për të dëshiruar.
Autoritetet përkatëse nuk janë marrë me pastrimin e borës, duke bërë që situatë e njejtë e para disa ditëve, të përsëritet sërish. /tvklan.mk