16 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeRruga Tetovë-Gostivar paraqet rrezik për vozitësit, “Rrugët Shtetërore” zvarrisin punimet

Rruga Tetovë-Gostivar paraqet rrezik për vozitësit, “Rrugët Shtetërore” zvarrisin punimet

Edhe përkundër rrezikut të madh që përbëjnë për vozitësit, shtyllat e urave në autostradën Tetovë-Gostivar, të cilët në disa pika kanë mbetur vetëm në tela, assesi të riparohen. Katër muaj më parë, drejtori i Rrugëve të Maqedonisë, Ejup Rustemi, premtoi se jo vetëm shtyllat, por sivjet do nisin punimet për zgjerimin dhe rregullimin komplet të autostradës. Tani Rustemi shprehet ndryshe. Thotë se projekti është ende në fazë fillestare, shkruan Alsat.

Ne në Ndërmarrjen publike, Rrugët Shtetërore, filluam procedurën për zgjedhjen e mbikëqyrjes dhe konsulencës për arritjen e marrëveshjes me Bektel dhe Enkel. Pas përfundimit me sukses të procedurës për zgjedhjen e mbikëqyrjes ne dje, në komitetin për negociata në Qeveri e zgjodhëm edhe ekipin negociues dhe javën e ardhshme do fillojnë edhe bisedimet për arritjen e marrëveshjes me Bektel dhe Enkel”, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes së Rrugëve Shtetërore.

Ndërkohë që punët po zvarriten, vozitësit ankohen se po përballen me probleme dhe rreziqe të vazhdueshme.

“Krejt gjërat janë në hall, nuk është në rregull asgjë, krejt gropa është katastrofë është. Paguajmë rregullisht, pushteti krejt pas dore e ka lanë, paguajmë pikë pagesa një mijë denarë por kot”, tha një banor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments