17.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaEkonomiRritje e jashtëzakonshme e çmimit të banesave në Shkup, ja sa kushton...

Rritje e jashtëzakonshme e çmimit të banesave në Shkup, ja sa kushton një metër katror

Çmimet e banesave janë rritur deri në 30 për qind. Me çmim prej 1500 euro për metër katror shiten jo vetëm banesat e reja, por edhe banesat 30 vjeçare që janë rinovuar në komunat Aerodrom, Qendër dhe Karposh.

Rritje çmimesh ka edhe në komunat tjera. Në Çair çmimi ka arritur në 1200. Në qytete turistike Ohër dhe Strugë një metër katror shitet për 1450 respektivisht euro ndërsa ka kërkesë serioze, në Ohër një metër katror shitet për 1450 euro, ndërsa në Strugë 1300 euro për metër katror.

Çmimi i banesave për metër katror:

Aerodrom            1500 euro m2

Qendër                 1500 euro m2

Karposh                1500 euro m2

Çair                       1200 euro m2

Ohër                      1450 euro m2

Strugë                   1300 euro m2

Ndërtuesit thonë se për momentin nuk mund të parashikojnë se kur do të përfundojë kjo valë e rritjes së çmimeve.

“Materialet ndërtimore janë rritur fuqishëm. Le të themi se çmimi i çelikut është 100 për qind më i lartë, duke pasur parasysh se çeliku, veçanërisht hekuri i betonit është më pak i ngritur nga të gjitha metalet, ju mund të shihni se ku jemi. Rritje ka pasur edhe betoni, muajt e fundit ka pasur rritje të çimentos. Betoni prej 50-60 euro çmimi i blerjes tani nuk mund të blihet nën 75 – 80”, tha Andrea Josifovski – Shoqata e Ndërtimtarisë.

Përveç rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit, nga shoqata e ndërtimtarisë thonë se për çmimet e larta aktuale kontribuojnë edhe tregtarët që vetëm shesin dhe nuk ndërtojnë.

Në disa komuna çmimi i pasurive të patundshme është rritur për shkak të mungesës së objekteve të reja. Të dhënat në terren tregojnë se pavarësisht çmimeve të larta, kërkesa për banesa nuk ka rënë./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments