11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaTeknologjiRrezik për ekzistencën e njerëzimit, Londra merr masa ndaj AI

Rrezik për ekzistencën e njerëzimit, Londra merr masa ndaj AI

Nënpresidentja Kamala Harris në Londër i bëri thirrje Britanisë dhe vendeve të tjera që të ndërmarrin më shumë hapa për të frenuar rreziqet e inteligjencës artificiale dhe të veprojnë me shpejtësi.

“Ka shumë rreziqe për të cilat ne duhet të marrim masa, kërcënime që po shkaktojnë dëm dhe që për disa njerëz janë jetike”, kështu tha ajo në një prononcim për mediat.

Disa shkencëtarë kanë paralajmëruar se AI paraqet rrezik për vetë ekzistencën e njerëzimit. Për këtë, 28 shtete ranë dakord të mërkurën që të bashkëpunojnë për të frenuar rreziqet e mundshme katastrofike që paraqet përparimi me shpejtësi të madhe i inteligjencës artificiale.

“Qeveritë dhe jo kompanitë mund t’i mbrojnë njerëzit nga rreziqet e inteligjencës artificiale”, tha Rishi Sunak javën e kaluar. AI është një term i shkurtuar që i referohet modeleve të fjalës së fundit dhe sistemeve më të fuqishme të inteligjencës artificiale, që tejkalon modelet e sotme më të avancuara teknologjike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments