3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaEkonomiRreth 330 mijë pensionistë do të kenë të ardhura mujore më të...

Rreth 330 mijë pensionistë do të kenë të ardhura mujore më të larta

Rritja e pensioneve do të vazhdojë edhe këtë vit. Krahas harmonizimit ligjor që paguhet rregullisht dy herë në vit, për muajin janar dhe korrik, po bëhen përgatitjet përfundimtare për një rritje të veçantë shtesë të pensioneve. Kjo do të thotë se rreth 330.000 pensionistë do të kenë të ardhura më të larta mujore, që është veçanërisht e rëndësishme nëse merret parasysh kriza energjetike dhe pasojat e saj në standardin jetësor të qytetarëve”, tha sot Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

“Fondi i Sigurimeve Pensionale është në gjendje të qëndrueshme financiare dhe i gatshëm të përballojë rritjen e mëtejshme të pensioneve.

Sipas të dhënave zyrtare, të hyrat e FSDK-së për vitin 2021 janë rritur për 1,3 miliardë denarë, gjendja financiare është stabile dhe pensionet paguhen pa probleme, madje edhe para kohe.

“Përkundër krizës energjetike, ekonomia është stabile, tregojnë të dhënat për rritjen e pagës mesatare, e cila në nëntor 2021 ishte 29.130 denarë, përkatësisht është 5,6 për qind më e lartë se në muajin e njëjtë të vitit 2020”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments