11 C
Tetovo
E hënë, 13 Maj, 2024
BallinaLajmeRreth 16.000 maturantë nën ethet e provimeve shtetërore

Rreth 16.000 maturantë nën ethet e provimeve shtetërore

Rreth 16 mijë nxënës të shkollave të mesme në vend u kapluan nga ethet e provimit të parë të maturës shtetërore. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve thonë se për monitorimin dhe realizimin e procesit janë angazhuar rreth 2000 mësues si testues dhe rreth 300 vëzhgues.

“Këtë vit shkollorë maturës shtetërore i nënshtrohen 15 899 nxënës. 7135 prej tyre janë nxënës nga gjimnazet, 8604 nga drejtimet profesionale dhe 260 nga arsimi i mesëm artistik. në testin e gjuhës maqedonase janë regjistruar 11 060 maturantë, për gjuhën shqipe 4308 dhe për gjuhën turke 313”, tha Elizabeta Naumovska- Qendra Shtetërore e Provimeve.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se kjo gjeneratë është dëmtuar në procesin mësimorë si nga pandemia, ashtu edhe nga grevat dhe lë të kuptohet se pritshëmëritë e tij për rezultatet nga kjo maturë shtetërore nuk janë të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments