12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBota“Rrënjët nga Shqipëria”/ Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, jeta...

“Rrënjët nga Shqipëria”/ Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, jeta e ‘errët’ e të riut nga Maqedonia e Veriut, fqinjët: Një ditë u shfaq si taleban

Zbardhen të tjera detaje rreth një nga autorëve të dyshuar që kishin planifikuar një sulm terrorist në Austri, gjatë koncertit që do të mbahej sot nga këngëtarja Taylor Swift.Xhihadisti 19-vjeçar i cili u arrestua të mërkurën me akuzën e përgatitjes së sulmit terrorist në një nga tre koncertet e Swift, ishte nga Maqedonia e Veriut. Sipas faqes së internetit Puls24, familja e 19-vjeçarit ishte shpërngulur nga Vjena në qytetin e Ternitz, ku u bë arrestimi. Sipas të njëjtit burim, familja e 19-vjeçarit, anëtarët e së cilës kanë nënshtetësi austriake, e kanë origjinën nga Maqedonia e Veriut dhe i kanë rrënjët në Shqipëri. Siç u theksua, në fakt, xhihadisti që kreu një sulm terrorist në Vjenë më 2 nëntor 2020 me 4 të vrarë, ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Mësohet se i riu ishte radikalizuar së fundmi, ndërsa fqinjët e tij thanë se “papritmas një ditë u shfaq me mjekër si talebanët”. Sipas të njëjtave dëshmi, ata kishin parë edhe një grua me burka në banesën e 19-vjeçarit.Mediat austriake raportojnë gjithashtu se 19-vjeçari punonte në një laborator dhe dyshohet se vidhte kimikate që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë. Të tilla kimikate u gjetën në shtëpinë e 19-vjeçarit dhe po kontrollohen. Përveç 19-vjeçarit, autoritetet austriake, të cilat, sipas Bild, u informuan për goditjen e planifikuar nga një shërbim sekret i huaj, arrestuan dy 17-vjeçarë si të dyshuar për të njëjtin goditje të planifikuar.

Megjithatë, Kurier raporton se për të njëjtin rast janë në kërkim edhe dy persona të tjerë dhe për këtë më në fund është vendosur që të anulohen të gjitha koncertet e Swift në Austri. Gazeta gjermane raporton gjithashtu se shërbimi sekret i një vendi tjetër kishte gjetur një video të njërit prej të dyshuarve në të cilën ai deklaronte besnikërinë e tij ndaj Shtetit Islamik, si ato që zakonisht pasojnë një sulm terrorist si provë për marrjen e përgjegjësisë nga ISIS.

(BalkanWeb)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments