7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaRRËFEHET PERSONI I PREKUR ME KORONAVIRUS: KAM PASUR GRIP MË TË RËNDË,...

RRËFEHET PERSONI I PREKUR ME KORONAVIRUS: KAM PASUR GRIP MË TË RËNDË, PAS ASNJË DYSHIM

“Gjëja më e keqe është kollitja e pakontrollueshme”, ka thënë Andrew O’Dwyer, i cili është duke u shëruar pasi është infektuar me Koronavirusin gjatë një udhëtimi për skijim në Itali në fund të shkurtit.

“Kam pasur grip më të rëndë, pas asnjë dyshim. Por nuk do të dëshiroja që të ma kapte përsëri”, ka thënë ai raporton BBC.

Ai ka thënë se është duke qëndruar si izoluar në shtëpinë e tij në jugperëndim të Londrës.

Pavarësisht se ka qenë më tipin një të diabetit, Andrew se prekja nga ky virus “nuk ka qenë diçka brengosëse personalisht për të.

Ai ka shtuar se ethet që përjetoi “nuk kanë qenë të ndryshme nga simptomat e një gripi të zakonshëm”.,

“Nuk jam shqetësuar”, ka shtuar Andrew.

Atij i është thënë se virusi nuk po qarkullonte në vendin ku po qëndronte gjatë pushimeve, por që 21 nga 25 personat që kanë qenë pjesë e grupit të skijimit janë infektuar më pastaj.

Pas kthimit nga Italia në Britani të Madhe, ai ka vendosur që të qëndrojë në shtëpi në vetizolim si masë parandaluese, pavarësisht se nuk kishte vërejtur simptoma në atë pikë.

‘Kollë që të dobësonte’

Disa njerëz në këtë grup u sëmurën brenda dy ditësh, kështu që ai kishte kontaktuar NHS 111, ku kishte thënë se “është shumë mirë”.

“U testova para se të ndjehesha i sëmurë sepse njerëzit tjerë kishin dalë pozitiv”.

“Tre ditë më pas e kuptova se isha pozitiv. Kishte kaluar një javë prej shfaqjes së simptomave”.

“Ato përfshinin kollë që të dobësonte dhe temperaturë të lartë e cila binte dhe ngritej”, ka thënë Andrew.

Ai ka thënë se kishte kuptuar se marrja e paracetamol vërtetë po ndihmonte në zbritjen e etheve dhe në këtë pikë ishte nisur për në spital që të merrte vlerësimin në ambulantë.

Ai është kontrolluar, por që nuk i kishte dalë diçka. Prej aty ishte kthyer në shtëpi.

Tash është rrugës së rikuperimit, por që sipas tij ka qenë rrugë e gjatë. Në fund të vetizolimit ka dalë se ai ka kaluar 21 ditë në shtëpi pa dalë fare jashtë. Gjithashtu është përpjekur që të punojë nga shtëpia që  ka thënë se vështirë ka qenë të koncentrohej.

“Është sikur ngjitja nëpër mur. Është vështirë të bësh punë ditore”.

Duke folur pozitivisht ai ka thënë se miqtë e tij kanë qenë shumë të mirë duke e ndihmuar për blerjet. Sidoqoftë në këtë kohë atij i ka munguar i biri i tij nëntëvjeçar të cilin nuk e ka parë mbi dy javë. /Insajderi.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments