13.7 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaEkonomiRMV, të punësuarit në Ministrinë e Financave në protestë,para Gjykatës Kushtetuese, për...

RMV, të punësuarit në Ministrinë e Financave në protestë,para Gjykatës Kushtetuese, për shkak të uljes së shtesave në paga

Të punësuarit në Ministrinë e Financave grevën ditën e dytë të grevës e mbajtën para Gjykatës Kushtetuese. Atyre iu bashkëngjiten edhe të punësuarit nga Byroja e Prokurimeve Publike dhe Drejtoria për Çështje Pronësore-juridike, të cilëve i është hequr rritja e pagave për 30%, të cilën e morën për 11 muaj me radhë. Rreth 620 të punësuar nga këto tri institucione kërkojnë që përmes Sindikatës të takohen edhe me Kryetaren e Kushtetueses. Nga Dobrilla Kacarska kërkojnë sqarim se si ka mundësi që në afat rekord të pezullohen pagat e tyre, kurse nismat që janë kundër pagave të zyrtarëve, përfshi edhe gjykatësit kushtetues akoma nuk shqyrtohen. Greva dyorëshe do të vazhdojë çdo ditë deri në një epilog, por afati ligjor që të merret mendim nga Kuvendi është 5 Janari, dhe kjo çështje pritet të shqyrtohet pas festave të fund vitit.

“A do të merren në shqyrtim dhe kur të gjitha iniciativat e ngritura nga gjitha sindikatat për pagat e gjykatësve kushtetues? Deri kur në shtetin tonë do të funksionoj sistemi ‘Kadiu të padit-Kadiu të gjykon’! Si ka mundësi që gjykatësit kushtetues të votonin pro rritjes së pagave 78% të funksionarëve që edhe vet ata përfshihen, të cilit edhe atëherë i kishin pagat 50% më të larta se tonat, kurse tani pagat e tyre janë 10 fish më të larta se pagat e të punësuarve në Ministrinë e Financave, Byronë për prokurime publike dhe Drejtorinë për çështje pronësore-juridike”, deklaroi Tërpe Deanovski, Kryetar i Sindikatës SPOGJ.

Ministri i Financave Fatmir Besimi tha se puna nuk do të bojkotohet as në shpallje të tenderëve as në shpronësim të tokave për Korridorin 8 dhe askush nga sektori publik s’do të mbetet pa paga. Ai tha se mosbindja e punës me interes publik është vepër penale, por shprehet e revoltës në forma ligjore janë të pranueshme.

“Vendimi është i Gjykatës Kushtetuese që është institucion i pavarur nga pushteti ekzekutiv, dhe ne e respektojmë vendimin e pezullimit të përkohshëm por deri në një vendim përfundimtar ne nuk mund të flasim për nënshkrim të marrëveshje kolektive në situatë hipotetike. Duhet të shihet e drejta sindikale dhe ne i inkurajojmë ata të shprehin revoltë nëse vlerësojnë se ashtu do ti arrijnë të drejtat e tyre le ta bëjnë sipas ligjit, por për shkak të grevës së tyre askush tjetër nuk do të mbetet pa paga në sektorin publik”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Kushtetuesja ka tri mundësi veprimi në këtë rast, tu jep të drejtë punonjësve për vazhdim të marrjes së 30% të pagave duke vërtetuar se vendimi është kushtetuese; të anuloj plotësisht vendimin e ministrit për rritje pagash si jo kushtetues që në këtë rast punonjësit do duhet ti kthejnë 30% e rritjes së pagave për 11 muaj e kaluar në buxhetin e shtetit; ose të shfuqizoj vendimin, duke mos vazhduar të vlejë më tutje. Më 5 dhjetor, Gjykata Kushtetuese pezulloi përkohësisht vendimin që doli nga neni 66, paragrafi 3 i ligjit të buxhetit, i cili mundësonte rritje 30% të pagave për këto tre sektorë. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments