14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeRMV / Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

RMV / Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

Çmimet e shërbimeve hotelierike sivjet janë rritur për 2,7 për qind në krahasim me muajin e kaluar ndërsa në raport me marsin 2021 janë rritur për 7,1 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit mars të vitit 2022, krahasuar me muajin shkurt  të vitit 2022, është rritur për 2.7%. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje u vërejt tek grupi Ushqim për 3.4%, Pije alkoolike për 1.0%, Pije joalkoolike për 1.1% dhe Netë të kaluara për 2.0%.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në mars të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 7.1%.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – mars të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 5.2%, ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit 2021 është rritur për 3.4%.

/KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments