16 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeLidhur me marrëveshjen e Car Samuilit, Qeveria rekomandon: Pyesni në Ministrinë e...

Lidhur me marrëveshjen e Car Samuilit, Qeveria rekomandon: Pyesni në Ministrinë e Jashtme

Për gati tre vjet, autoritetet në Shkup dhe Sofje nuk e zbulojnë tekstin për përkujtimin e përbashkët të Car Samuilit. Teksti ishte harmonizuar nga historianët maqedonas dhe bullgarë në vitin 2019, dhe vetëm para disa ditësh rekomandimi i Komisionit të Përbashkët u miratua edhe në seancën e Qeverisë. Përveç Car Samuilit, në të njëjtën seancë ministrat i pranuan tekstet e përgatitura nga historianët për kremtimin e përbashkët të Shën. Kirilit dhe Metodit, Shën Klementit dhe Shën Naumit.

Historiani bullgar Kiril Topalov, i cili është anëtar i Komisionit, u tha mediave bullgare në atë kohë se formulimi ishte rënë dakord se Car Samuili ishte pasues i traditës perandorake bullgare, themelues i shtetit bullgar, me kryeqytet në Ohër, në Republikën e sotme të Maqedonisë së Veriut.

Mirëpo, pas një deklarate të tillë nuk mbërriti asnjë reagim nga institucionet kompetente në vendin tonë, dhe ende nuk dihet për opinionin se për çfarë përkufizimi është rënë dakord. Sipas një deklarate të qeverisë në atë kohë në Shkup, “të dyja palët dakordohen ta promovojnë atë që është rënë dakord dhe ti harmonizojnë datat dhe festimet e përbashkëta sa më shpejt të jetë e mundur”.

Nga Qeveria sot nuk morëm përgjigje, se kur do të ndahet me publikun formulimi i harmonizuar dhe as nëse janë harmonizuar datat për përkujtimin e përbashkët të pesë figurave historike. Nga Ilindenska na këshilluan përgjigjet t’i kërkojmë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe prej andej nuk ka përgjigje për pyetjet e Alsat-it.

Opozita akuzoi qeverinë se i zhvillon negociatat në mënyrë jo transparente.

“Pas këtij zhvillimi jotransparent të negociatave, a ekziston dyshimi i arsyeshëm se qeveria po negocion diçka që nuk ka pëlqimin e publikut maqedonas?”, deklaroi Marija Miteva – zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Përkundër faktit se u arrit teksti për përkujtimin e përbashkët të Car Samuilit, historianët në takimin e fundit në Shkup nuk arritën të bien dakord se si duhet mësuar kjo figurë historike në tekstet shkollore të të dyja vendeve. Historianët bullgarë këmbëngulën që teksti i kremtimit të zbatohej edhe për tekstet shkollore, gjë që historianët maqedonas e kundërshtuan. Takimi i tyre i radhës është në fillim të majit në Sofje./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments