1.1 C
Tetovo
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeRMV, Ministria e Drejtësisë me propozime për ndryshime në Ligjin për Këshillin...

RMV, Ministria e Drejtësisë me propozime për ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor

Në zbatimin e deritanishëm të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë gjetur disa mangësi, për tejkalimin e të cilave janë bërë propozime konkrete nga Misioni Vlerësues i Bashkimit Evropian, thonë nga Ministria e Drejtësisë. Kjo Ministri formoi Grup punues për hartimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me rekomandimet e Misionit Vlerësues të Bashkimit Evropian. Grupi punues ka mbajtur 23 takime ku janë adresuar rekomandimet përkatëse nga Misioni Vlerësues.

Sipas Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin, është paraparë revidimi i dispozitave të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut që i referohen përgjegjësisë individuale disiplinore të anëtarëve të Këshillit me fokus të veçantë në definimin e arsyeve për të cilat mund të iniciohet procedura, organi/trupat që do të veprojnë dhe të drejtën në ankesë.

Gjithashtu, në Strategji është paraparë të veprohet në përputhje me rekomandimet e raportit të Misionit Vlerësues të Këshillit Gjyqësor. Qëllimi i ndryshimeve ligjore është forcimi i pavarësisë së gjyqësorit, si dhe profesionalizmit dhe përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Risitë më të rëndësishme të propozuara në Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e të cilat bazohen në udhëzimet e Misionit Vlerësues të BE-së, janë:

1. Në shpalljen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit, propozimet e tyre për anëtar të japin:
-Konferenca ndëruniversitare, me kandidatë nga radhët e profesorëve ordinerë të drejtësisë me së paku 20 vjet përvojë mësimdhënieje nga tre universitetet e para të renditura më të mira në vend;
– Oda e Avokatëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kandidatë nga radhët e avokatëve me së paku 20 vjet përvojë avokatie.
2. Rritja e përvojës gjyqësore nga gjashtë në 15 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve.
3. Rritja e përvojës së punës nga 15 në 20 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
4. Rregullimi i mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ndjekur përvojën krahasuese për zgjedhjen e anëtarëve në KSHPK-së në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.
5. Vendosja e cenzusit  zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve edhe atë për të suksesshme të konsiderohen zgjedhjet në të cilat kanë dalë më shumë se gjysma e votuesve të regjistruar për atë njësi zgjedhore.
6. Vendosja e rregullës sipas së cilës për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit nga radhët e gjyqtarëve, kandidati duhet të marrë më shumë vota se gjysma e votuesve

Misioni vlerësues i BE-së në dhjetor të vitit të kaluar e përgatiti raportin me gjithsej 40 rekomandime për punën e Këshillit Gjyqësor në vend.

Kujtojmë se viti 2023 është ndër vitet më të këqija të gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut në 20 vitet e fundit. Kështu e emëruan organizata joqeveritare Koalicioni të Gjithë për Gjykime të Drejta” në konferencën vjetore ku prezantuan raportet nga monitorimi i Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve Publik. Ata theksuan se ka stangim në reforma, ndërkaq vitin e kanë shënuar një sërë incidentesh të cilat në thelb ishin kryesisht nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik të cilët duhet të jenë garantuesi dhe mbrojtësi i pavarësisë gjyqësore dhe ata të cilët duhet të kontribuojnë në avancimin e gjyqësorit në tërësi në shtetin tonë. Vërejtjet kryesisht janë për mungesë transparence, por edhe dyshime për korrupsion që edhe vetë anëtarët i kanë theksuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments