12.8 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeRMV, Kuvendi nuk do të ketë aktivitete gjatë fushatës zgjedhore për të...

RMV, Kuvendi nuk do të ketë aktivitete gjatë fushatës zgjedhore për të parandaluar keqpërdorimet e mundshme të foltores

Kuvendi do të ketë aktivitete deri në fund të marsit, duke pasur parasysh se fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 4 prill dhe më pas do të vijojë fushata për deputetë për zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit.

Në mbledhjen e sotme koordinuese në Kuvend, kryeparlamentari Jovan Mitreski, siç informojnë nga kabineti i tij, ka bërë të ditur se në bazë të rregullës së pashkruar, Kuvendi gjatë fushatës zgjedhore nuk do të ketë asnjë aktivitet për të parandaluar keqpërdorimin e mundshëm të foltores.

Siç theksojnë ata, Kuvendi do të ketë aktivitete deri në fund të muajit mars.

Në takimin me deputetët e parë të grupeve parlamentare janë shqyrtuar ligjet që janë në proces dhe për të cilat do të ketë kushte që në lexim të dytë të shqyrtohen në seancën që do të mbahet javën e ardhshme.

Seanca pritet të mbahet më 27 ose 28 mars. U diskutua edhe për disa zgjidhje ligjore që janë në proces dhe për të cilat nevojitet një koordinim shtesë ndërmjet grupeve parlamentare.

Në takimin koordinues nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i VMRO DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments