11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaEkonomiRMV, bankat refuzojnë të flasin shqip

RMV, bankat refuzojnë të flasin shqip

Pas bujës për “sekretin publik” që bankat private në Maqedoninë e Veriut nuk pranojnë dhe nuk njohin dokumentet zyrtare në gjuhën shqipe, Portalb.mk bisedoi me ekspertë dhe sërish kërkoi llogari nga institucionet kompetente. Ata theksojnë se bankat obligohen që të pranojnë dokumentet zyrtare në gjuhën shqipe të lëshuara nga institucionet shtetërore. Megjithatë, bankat qëndrojnë duarkryq dhe nuk i respektojnë kilentët shqiptar, ndërsa Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve nuk e di ende nëse kanë bazë për të vepruar ndaj kësaj shkelje, shkruan Portalb.mk.

MMPT nxori në pah “sekretin publik” të bankaveNisma “Më Mirë për Tetovën”.

Shoqata qytetare Më Mirë për Tetovën (MMPT) nxori në pah problemin me Bankat në Maqedoninë e Veriut që nuk e njohin gjuhën shqipe, gjegjësisht nuk pranojnë dokument zyrtar të lëshuar nga institucioni shtetëror në gjuhën shqipe. Madje, bankat pranojnë dokument në gjuhën angleze dhe jo në gjuhën shqipe e cila është gjuhë zyrtare e shtetit, kështu duke bërë diskriminim.

Shoqata reagoi se pas regjistrimit në gjuhën shqipe si subjekt juridik, si Shoqata “Për Tetovën” janë drejtuar te bankat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të hapur llogari bankare, ku për këtë kanë shfrytëzuar dokumentin zyrtar në gjuhën shqipe që e kanë pranuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë regjistrimit të shoqatës së tyre, por që të njëjtin bankat nuk e kanë pranuar.

Bankat në heshtje

Portalb.mk ka kontaktuar shumicën e bankave që operojnë në Maqedoninë e Veriut të cilave u ishte drejtuar edhe Më Mirë për Tetovën (Capital Bank, Halk Bank, Uni Bank, Komercijalna Banka, Stopanska Banka, Centralna Kooperativna Banka, NLB Tutunska, Silk Road Banl, TTK, Sparkase Bank) se përse nuk pranojnë dokumente zyrtare në gjuhën shqipe të lëshuara nga institucionet shtetërore, por edhe pse nuk përdorin gjuhën shqipe si institucione bankare. Por asnjëra nga bankat e lartpërmendura nuk iu përgjigj pyetjes tonë.

AZGJ-ja me deklarata të kundërta, por “vendosën” se bankat e kanë obligim të pranojnë dokumentet në shqip

 Portalb.mk u drejtua te Agjencia për Zbatimin e Gjuhës që e Flasin së Paku 20% e qytetarëve të RMV-së. Nga kjo Agjenci me 22 shkurt 2024 na u përgjigjën:

“Banka Popullore me të cilën ne si AZGj kemi bashkëpunim, e përdor gjuhën shqipe në të gjitha veprimet e saja bankare në përputhje me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve. Ndërsa bankat e nivelit të dytë janë me kapital privat dhe nuk kanë detyrim ligjor për ta përdorur gjuhën shqipe”.

Megjithatë, dy ditë më vonë me 24 shkurt 2024, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës doli me një reagim tjetër ku thanë të kundërtën:

Foto: Agjencia për Zbatimin e Gjuhës (profili në Facebook)

“Kompetencat e AZGj-së janë përcaktuar me nenin 19 të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, sipas të cilave, AZGj-ja ka rol mbështetës ndaj institucioneve publike. Cilido institucion publik, personat juridikë që kryejnë autorizime publike, përfshi personat juridikë privatë, janë të detyruara të pranojnë çdo dokument që del nga institucionet publike të RMV-së, qoftë dygjuhësh apo disa gjuhësh. Personat juridikë privatë themelohen nga aktet e ndryshme juridike që dalin prej institucioneve publike, dhe si të tilla, duhet të zbatojnë çdo ligj që lidhet me klientin e tyre, përfshi edhe atë të gjuhës”.

Të pyetur për këtë mospërputhje midis deklaratave, nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës theksuan se “duke pasur parasysh që çështja në fjalë doli nga konteksti, e pamë të arsyeshme që të japim një sqarim më gjithëpërfshirës”. Megjithatë nuk sqaruan se pse i dhanë dy deklarata të ndryshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments