Në sondazhin e fundit, të realizuar në muajin qershor, Instituti për hulumtim Stratum R&D, konfirmon se VLEN-i është partia e parë te shqiptarët.Në pyetjen: nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, për cilën parti politike do të votonit, 34% janë deklaruar për VLEN-in, ndërsa vetëm 30% për BDI-në.Kjo është anketa e dytë që e nxjerr VLEN-in para BDI-së, brenda 2 muajve.
Rezultatet e këtij sondazhi janë tregues i qartë është se qytetarët po e ndajnë politikën e rezultateve nga politika e propagandës.
Dy vite punë konkrete kanë mjaftuar për të dëshmuar se shqiptarët nuk mashtrohen më nga retorika boshe dhe se mbështetja fitohet me vepra, jo me fjalë.
Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Ligji për Lojërat e Fatit, Ligji për Medresenë, Ligji për Jurisprudencën dhe Ligji për Arsimin e Lartë; mbi 40 provime profesionale në gjuhën shqipe; One Stop Shop në pikat kufitare me Kosovën dhe Shqipërinë; 306 projekte për komunat shqiptare; mbi 2.500 biznese të reja, mijëra punësime dhe avancime; fillimi i ndërtimit të Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”; investimi prej 20 milionë eurosh për fazën e tretë të Sheshit “Skënderbeu”; rikonstruktimi i Spitalit të Tetovës me 74 milionë euro; ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë dhe i Korridorit 8; rritja e pagave dhe pensioneve janë fakte që nuk mund të fshihen me konferenca për shtyp, dezinformata apo propagandë.
VLEN falënderon çdo qytetar për besimin e dhënë.
==============================================
BDI: VLEN në panik, kur nuk i ke numrat, i porosit anketat
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj anketës së publikuar nga koalicioni VLEN, duke e akuzuar atë se po përpiqet të krijojë një epërsi të rreme përmes, siç i quan, “anketave të fabrikuara”.Sipas BDI-së, anketa nuk ofron transparencën e nevojshme, pasi, sipas reagimit, nuk dihet se kush e ka porositur dhe financuar, si është përzgjedhur mostra, kur është zhvilluar terreni dhe cilat kanë qenë pyetjet e plota të anketimit.Në reagim thuhet gjithashtu se agjencia që ka realizuar anketën nuk ka pasur aktivitet serioz publik në matjen e opinionit gjatë dy viteve të fundit dhe se është riaktivizuar pikërisht në periudhën kur, sipas BDI-së, VLEN-it i nevojiten rezultate për të mbuluar rënien e mbështetjes politike.BDI përmend edhe emrin e Vesna Kuzmanoviq, duke ngritur dyshime se, sipas saj, nuk bëhet fjalë për një matje të mirëfilltë të opinionit publik, por për një “operacion propagandistik” me qëllim krijimin e një perceptimi të favorshëm për VLEN-in.Në fund të reagimit, BDI vlerëson se publikimi i anketave nuk mund të ndryshojë vullnetin e qytetarëve, duke e cilësuar materialin e publikuar si “propagandistik” dhe duke akuzuar VLEN-in për, sipas saj, servilizëm në Qeveri, degradim të përfaqësimit shqiptar dhe përpjekje për të fshehur dobësinë politike.
