13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeRipost nga marsi 2023 vetëm për Izet Mexhitin kur me porosi kujdesej...

Ripost nga marsi 2023 vetëm për Izet Mexhitin kur me porosi kujdesej për Ali Ahmetin. Kryetarin e kanë rrethuar Thaçi, Taravari …”. Tash Taravarin e sheh të mirë për opozitën .(video)

Njëri nga krerët e “Grupit të zjarrit” dhe nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti ka dërguar një sërë porosish drejt Ali Ahmetit, nga tubimi që ky grup mbajti sonte në Saraj. Siç përcjell Klan Maqedoni, Mexhiti u shpreh i shqetësuar me largimin e menjëhershëm të Ministrit të Ekologjisë në ndryshimet e fundit qeveritare. Ai e sheh si shqetësues faktin e afrimit të partiës së tij me kundërshtarët e deridjeshëm. “Nuk mund të jemi rehat kur kryetarin e kanë rrethuar Menduh Thaçi, Arben taravari, Ziadini”, tha Mexhiti. Në fund të fjalimit të tij, mexhiti lëshoi edhe një porosi për kreun e partisë Ali Ahmeti. “Nuk shkohet përpara duke i përzënë ‘melaiqet’ e tua dhe duke sjellë ‘shejtanët’ e huaj”, përfundoi fjalimin Izet Mexhiti./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments