13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë Krenar LLoga takon kryetaren e sapo zgjedhur të Odës...

Ministri i Drejtësisë Krenar LLoga takon kryetaren e sapo zgjedhur të Odës së Përmbaruesve, Vesna Dellovska

 Ministri i drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga ka pritur në takim kryetaren e sapo zgjedhur të Odës së Përmbaruesve, Vesna Dellovska të cilës i uroi suksese në detyrë dhe i shprehu kënaqësinë për qasjen e saj konstruktive dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe zgjidhje të përbashkët të të gjitha sfidave, me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe përmbaruesit në punën e tyre të përditshme.

 “Diskutuam për ndryshimet ligjore për të gjetur zgjidhjet më të mira, sfidat e përmbaruesve, si dhe kërkesat dhe problemet e qytetarëve.Në takim diskutuam edhe për mbikëqyrjen në punën e përmbaruesve, me qëllim të tejkalimit të çdo problemi, keqkuptimi, si dhe për zgjidhjen e vërejtjeve të qytetarëve.” tha ministri Lloga.Ftojmë qytetarët që në të ardhmen, theksojnë nga atje, të gjitha ankesat dhe problemet, t’i adresojnë në Odën e Përmbaruesve si dhe në Ministrinë e Drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments