8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajme“REPORTERËT PA KUFIJ”: PËRKEQËSOHET SITUATA E MEDIAVE NË RMV

“REPORTERËT PA KUFIJ”: PËRKEQËSOHET SITUATA E MEDIAVE NË RMV

RMV-ja SHËNON PROGRES PËR DY VENDE, RENDITET E 90-ta


Në Raportin e fundit të “Reporterëve pa kufij” që është publikuar sot, Maqedonia e Veriut shënon përmirësim për dy vende në indeksin global, por përballet me kritika për kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave.

Organizata për lirinë e mediave dhe mbrojtjen e gazetarëve në botë “Reporterët pa kufij” në raportin për vitin 2020, thotë se situata me mediat po përkeqësohet në shumë vende të botës dhe pandemia e COVID-19 është keqpërdorur për t`u kufizuar puna e gazetarëve.

Maqedonia e Veriut nga vendi I 92-të ngjitet në vendin e 90-të në indeksin global, por situata për vitin 2020 vlerësohet kritike, kurse vendi ynë rangohet më keq se Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova, por më mirë se Serbia, Mali I Zi dhe Bullgaria.

REPORTERËT PA KUFIJ

“Situata me mediat është përkeqësuar. Përfaqësues të lartë të Qeverisë kanë vazhduar t`u kërcënohen dhe t`i ofendojnë mediat, kurse sajber-shqetësimet dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve kanë shënuar rritje nëpër mediat sociale. Kjo ka shërbyer që të përforcohet kultura e mosndëshkimit”

Organizata thotë se pandemia, sikurse nëpër shumë vende të botës, ka vështirësuar punën e gazetarëve në terren.

REPORTERËT PA KUFIJ

“Organizatat e mediave fuqishëm kanë kundërshtuar amendamentet e ndryshme për Ligjin për mediat audiovizuele që do të mundësonin reklamimin qeveritar nëpër media. Ata këtë e kundërshtojnë në bazë të faktit se kjo do të përforconte klientelizmin”

Sipas “Reporterëve pa kufij”, ndryshimet në Kodin Penal që është duke I përgatitur Ministria e Drejtësisë, në Maqedoninë e Veriut, duhet të sjellin më shumë mbrojtje për gazetarët.

Sipas kësaj organizate, Norvegjia vazhdon të mbajë pozitën më të lartë, për të pestin vit me radhë. Më pas renditen Finlanda, Danimarka dhe Suedia. Në fund të listës janë Koreja Veriore, Turkmenistani dhe Kina. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments