7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeReporterët pa kufi: Maqedonia e Veriut mbetet në vendin e 95-të sipas...

Reporterët pa kufi: Maqedonia e Veriut mbetet në vendin e 95-të sipas indeksit të lirisë së mediave

Maqedonia e Veriut mbetet në vendin e 95-të sipas indeksit të fundit botëror për lirinë e mediave të Reporterë pa kufij (RSF), njejtë sikur vitin e kaluar, kur vendi kërceu  për 14 vende.

Vërejtja kryesore e Reporterë pa kufij këtë vit është gjendja  në servisin publik, RTVM, ku Qeveria ende nuk ka zbatuar reforma.

“Edhe pse institucioni është stabilizuar në vitin 2018, Qeveria e re ende nuk e ka ndryshuar Ligjin për radiodifuzer publik,  në kundërshtim me atë që e ka paralajmëruar në vitin 2017”, thekson organizata.

“Ashtu që tani për tani, programi i servisit publik vazhdon t’i shërbejë interesat e ish partisë konservatore qeveritare, VMRO-DPMNE, qëndron në raportin e Reporterë pa kufij  për këtë vit.

Edhe pse nuk janë regjistruar sulme ndaj gazetarëve gjatë vitit të kaluar në Maqedoni dhe siguria e gazetarëve shënon përparim të madh, Reporterë pa kufij paralajmërojnë se kultura e mosndëshkimit  vazhdon të qeveris në vend.

Vetëm dy prej 59 sulmeve të regjistruara ndaj gazetarëve viteve të fundit  janë lëndë e hetimeve  dhe kanë marrë përfundim.

“Kjo nuk e arrin shkallën e nevojshme të dekurajohen përgjegjësit për sulmet”, transmeton RSF.

Në pjesën e rregulloreve ligjore, organizata për mbrojtje të gazetarëve shënon se nevojiten ndryshime në pjesën për shpifje dhe qasje te institucionet shtetërore. RSF thekson edhe se amendamenti kontravers me të cilin i lejohet Komisionit Shtetëror Zgjedhor ta vëzhgojë raportimin e zgjedhjeve në mediumet elektronike, është miratuar pa debat dhe pa konsultime.

Përfundimisht, Reporterë pa kufij kërkojnë t’i kushtohet vëmendje faktit që “funksionarë të lartë qeveritar kanë tendencë të rrënjosur t’u kërcënohen  dhe t’i ofendojnë gazetarët”.

Ky është kërcimi më i mirë për lirinë e mediave  në Maqedoni në pesë vitet e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments