7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeREL / 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, shumica nga Shkupi, Kumanova...

REL / 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, shumica nga Shkupi, Kumanova e Struga

Numri i të vdekurve ne Maqedonine e Veriut bashke me dy viktimat e dites se shtune ka shkuar në 59. Autoritetet bene te ditur se shumica e viktimave nga Covid 19 jane nga Shkupi, Kumanova dhe Struga.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 41 persona të infektuar me koronavirus nga 728 teste të kryera në 24-orët e fundit. Numri më i madh i të infektuar gjithsej 17 është regjistruar në Shkup, që mbetet edhe qyteti më numrin më të madh të të sëmurëve me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1,367 persona ndërsa prej tyre 374 persona janë shëruar.

Që nga paraqitja e virusit, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 14,758 teste.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për kufizimin e lëvizjeve, ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskave në vendet publike, si mundësi e vetme për mbrojtje nga përhapja e virusit.

Ora policore të dielën ka nisur në orën 15:00 dhe do të zgjasë deri në të hënën në orën 05:00./R.E.L

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments