4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeRegjistrimi do të përfundojë sot, në ora 20:00

Regjistrimi do të përfundojë sot, në ora 20:00

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq duke qenë mysafir në “Brifingun e mëngjesit”theksoi,urime për Entin Shtetëror për Statistikë  dhe të gjitha institucionet e përfshira për zbatimin e regjistrimit. Ky ishte me të vërtetë një operacion i rëndë dhe kompleks, i cili për herë të parë bëhet pas 20 viteve dhe me metodologjinë më  të re  të Eurostat, dhe jo në letër, por me kompjuterë dhe tabletë,

Me të vërtetë, potencoi Mariçiq, kishte edhe shumë famë politike, por edhe probleme teknike reale dhe sulme të hakerëve, të cilat për fat të mirë u tejkaluan me sukses.

“Pres sot në fund të ditës të marrrim informata nga ESHS se regjistrimi ka përfunduar me sukses. Gjithsesi, do të ketë edhe fazë të kontrollit të disa të dhënave dhe informatave, nevojitet një periudhë prej gjashtë muajve në  të cilat ato informata duhet të mblidhen dhe në fund do t’i marrim rezultatet në mars të vitit të ardhshëm”, deklaroi Mariçiq.

Për atë nëse ka mundësi për riregjistrim, Mariçiq tha se kjo mundësi ka ekzistuar deri tani dhe qytetarët kanë mundur edhe vetë të shprehin interesim  për t’u regjistruar, por regjistrimi zyrtarisht duhet të përfundojë sonte në orën 20:00.

“Të dhënat të cilat i ka ESHS ka hapësirë  të rikontrollohen, atje, ku ka nevojë, të korigjohen, ka disa periudha  prej disa ditësh, që është procedurë e rregullt dhe ka qenë edhe në regjistrimet paraprake,  të përfundojë ky ooperacion, megjithatë regjistrimi masiv,  ashtu siç është konfirmuar me ligj mbaron sonte”, sqaroi Mariçiq.

Në lidhje me tirrjet për bojkot të Regjistrimit, Mariçiq tha se vetëm partia me orientim të Majtë në mënyrë aktive ka punuar që regjistrimi të mos ketë sukses.

“Për fat të mirë nuk kishte efekt më të madh. Kishte raste individuale,  të aktivistëve dhe anëtarëve të tyre të cilët refuzonin të regjistrohen ose ta hapin derën. Ata janë evidentuar, do të thotë i kanë të dhënat e shtatë regjistrimeve tjera të cilat janë përshkruar në Ligj, por pasiqë refuzuan vullnetarisht të marrin pjesë,  dhe për ato raste ligji parashikon  gjoba. Megjithatë, për atë do të shohim si do të veprojë ESHS. Ata janë në numër të vogël dhe prandaj mendoj se nuk mund të japin goditje në pasqyrën e përgjithshme për regjistrimin e suksesshëm”, tha Mariçiq.

Në lidhje me spekulimet e mundshme për të dhënat e regjistrimit. Mariçiq theksoi se një numër shumë i kufizuar i njerëzve kanë qasje te ajo bazë e të dhënave, që është rregulluar edhe në mënyrë ligjore dhe metodologjike. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments