12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaOpinionREGINA RINI / Teknologjia e re e super-rrenave po vjen. Nuk do...

REGINA RINI / Teknologjia e re e super-rrenave po vjen. Nuk do t’i besojmë më as syve tanë

Më 1 qershor 2019, the Daily Beast publikoi një artikull duke ekspozuar krijuesin e tashmë videos së poshtër e të rreme që shfaqte Nancy Pelosin duke folur në gjendje të dehur.

Duke gjykuar nga komentet në mediat sociale mund të vërejmë që shumë njerëz e hëngrën foren fillimisht, duke besuar që zonja Pelosi ishte e dehur ndërsa fliste para gazetarëve. [Nëse kjo duket gjë absurde për t’u besuar, kujtojeni Pizzagate-in; njerëzit janë të lumtur që të besojnë gjëra të këqija rreth politikanëve që s’iu pëlqejnë.]

Videoja e rreme ishte bërë nga një përkrahës i Trumpit me emrin Shawn Brooks [Brooksi e mohon se e ka krijuar videon, megjithëse Facebook-u e ka konfirmuar se ka qenë ai që i pari e ka ngarkuar në këtë platformë.] Disa komentues u ngutën të thoshin se Daily Beast bëri gabim që e ekspozoi Brooksin. Në fund të fundit, argumentonin ata, ai është veç një person, dhe jo një agjent sekret i Rusisë apo një kompani e fortë e marrëdhënieve me publikun.

Kjo është një brengë legjitime por ia huqë pikës më të rëndësishme. Ka arsye të forta për gazetarët që të ekspozojnë krijuesit e përmbajtjeve të rreme që ndodhen në internet, dhe nuk është thjesht për kënaqësinë e të parit të këtyre provokatorëve derisa e pësojnë. Ne jetojmë në një kohë ku të diturit e origjinës së një videoje interneti është po aq e rëndësishme sa ajo se çfarë shfaq videoja e caktuar.

Teknologjia digjitale po e bën shumë më të lehtë fabrikimin e rrenave bindëse. Videoja që e krijoi z.Brooks është tepër e thjeshtë; mund ta bënit edhe vetë duke i parë disa klipe në YouTube rreth redaktimit të tyre. Por, fabrikimet më të komplikuara që ndonjëherë quhen “deepfakes,” [bukfalisht “rrenat e thella” përdorin teknika algoritmike për të shfaqur njerëz duke bërë gjëra që kurrë nuk i kanë bërë – jo veç duke i ngadalësuar lëvizjet apo të folurit apo t’iu ndryshosh ngjyrën e zërit, por edhe t’i bësh të thonë gjëra që kurrë s’i kanë thënë. Një artikull aktual hulumtues sygjeroi një teknikë që gjeneronte animacione të plota trupore, që mund të lëviznin digjitalisht figurën e një personi apo një personi të famshëm.

Deri tash, kjo teknologji nuk duket se është përdorur në politikën amerikane, megjithëse ka pasur rol në krizën politike në Gabon në fillim të këtij viti. Por, argumentet e fundt rreth lajmeve të rreme janë vetëm gjë tepër e vogël krahasuar me atë që mund të ndodh kur zëri dhe imazhet, jo vetëm fjalët, janë të hapura për manipulim nga çdokush me një kompjuter të mirë.

Të kombinojmë këtë pjesë me atë që mësojmë nga epistemologjia – degë e filozofisë që merret me njohjen – dhe do ta shihni se pse kishte të drejtë Daily Beast për ekspozimin e krijuesit të videos së rreme që e njolloste Pelosin. Filozofët bashkëkohorë rangojnë tipe të ndryshme të evidencës sipas qëndrueshmërisë së tyre: Sa shumë bindje, pyesin ata, mund të kemi arsyeshmërisht në një besim kur mbështet nga këto e ato informacione?

Zakonisht priremi që të mendojmë se perceptimi – evidenca me sytë dhe veshët tanë – garanton justifikim goxha të fortë. Nëse e shihni një gjë me sytë tuaj, ndoshta duhet që t’i besoni. Për krahasim, pretendimet që bëjnë njerëzit e tjerë – që filozofët e quajnë ‘dëshmi’ – ofrojnë disa justifikime, por zakonisht jo aq percepsion. Nganjëherë, natyrisht, shqisat tuaja mund t’iu mashtrojnë, por kjo është më pak e mundur se mashtrimi që vjen nga njerëzit e tjerë.

Deri së voni, evidenca përmes videosh funksiononte pak-a-shumë si percepsioni me sytë tanë. Shumicën e kohës, mund të besonit që ajo që e kapë një kamerë është saktë ajo që e keni parë me sytë tuaj. Kështu, nëse i besoni perceptimit tuaj, atëherë keni po aq arsye t’i besoni videos. Të gjithë e dimë për studiot e Hollywoodit, me sasi të mjaftueshme kohe dhe paraje, që mund të përdorin CGI për të paraqitur çka të duan, por cilat janë gjasat që një video e rëndomtë e internetit të vijë nga Hollywoodi?

Tash, me daljen e teknologjisë së deepfake, aftësia për të prodhuar ideo të rreme por bindëse do të shpërndahet po njëjtë si aftësia për të gënjyer me gojën tonë. Dhe sapo të ndodh kjo gjë, ne duhet t’i mendojmë imazhet më shumë si një dëshmi me fjalë se sa si perceptim. Me fjalë të tjera, duhet t’i besoni një videoje nëse do t’i besonit personit që i prodhon ato.

Kjo do të thotë se ka rëndësi se ku u prodhua videoja e rreme e Nancy Pelosit. Kësaj here e ditëm që videoja ishte e rreme sepse kishim qasje në videon origjinale. Por, me ‘deepfake’-ët e ardhshëm, nuk do të ketë një krahasim me origjinalin. Për ta kuptuar se a është aksh video e vërtetë, duhet ta dimë se kush e bëri.

Është mirë për gazetarët që të marrin shprehinë për të ndjekur krijuesit e përmbajtjes misterioze të internetit. Dhe është mirë që të gjithë ne të presim një gjë të tillë nga mediat. Me deepfake-ët në ardhje, do të ndiheshim mirë sikur të ishim të përgatitur. Tash për tash, edhe pse nuk është zgjidhje ideale që t’i çjerrim maskën operativëve amatorë politikë, megjithatë është më mirë se t’iu besojmë videove që rrejnë. /Periskopi, përkthyer nga The New York Times

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments