10.5 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaOpinionReagon pronari i Zhurnal për aksidentit që u përfshi djali i tij...

Reagon pronari i Zhurnal për aksidentit që u përfshi djali i tij minoren

Ka reaguar për aksidentin tragjedik në rrugën Bërnjarcë – Stajkovcë, pronari i portalit Zhurnal, Bexhet Musliu, djali i të cilit u përfshi në aksidentin automobilistik ku ngelën të lënduar 13 persona.

Flaka ua sjell të plotë reagimin e tij:

Shprehim keqardhje të thellë për aksidentin tragjedik Bërnjarcë – Stajkovcë

Fillimisht shprehim shumë keqardhje Familjës së rastit, aksidentit të ndodhur ditën e diel rrugën lokale Bërnjarcë – Stajkovcë dhe shprehim dhimbje për të lënduarit në këtë rast, me çka ju dëshirojmë shumë shërim të shpejt.

Njëkohësisht, shprehim gatishmërinë tonë publike për ndihmë ndaj të lënduarëve, gjithësecilit të cilët kanë pësuar lëndime në këtë aksident.

Falenderojmë çdonjërin që është interesuar për këtë situatë të rëndë në të cilën jemi duke e përjetuar me shumë dhimbje për të lënduarit, andaj edhe njëherë shprehim lutje për shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Nga zemra dëshirojmë shërim të shpejtë të lënduarëve.
Familja
Musliu

Musliu reagon edhe ndaj prononcimit të gazetarit Furkan Saliu

Sqarim, për statusin e Furkan Saliut – “kalemxhiut-fajzbukjan”.

Po e publikoj këtë njoftim për opinionin mbi të vërtetën e aksidentit pas statusit të publikuar nga ana e “kalemxhiut-fajzbukjan” Furkan Saliu, i cili në këtë rast aspak nuk e ka bërë punë e tij si gazetar por ka sjellë vetëm nxitje me statusin e tij dhe dezinformata, para se organet kompetente të dalin dhe të tregoj të vërtetën e rastit në fjalë.

Furkan Saliu – “Kalemxhiu-fajzbukjan”, në këtë rast merr ingerencat e organeve kompetente dhe njofton opinionin me të pavërteta, duke shpifur dhe shkruar se shpejtësia e “AUDI”-së paska qenë 130km në orë, ende pa dalur organet kompetente me konstatim se sa në të vërtet ka qenë me shpejtësi !

Rasti në fjalë është ende nën hetime, e “kalemxhiu-fajzbukjan” para se të shkruan të pavërtetat, është dashur të hulumtojë mirë fillimisht si rast e më pas të del me informacione të sakta, e jo të shpifura, dezinformata për të prishur imazhin e dikujt.

Ai përmes shkrimit të tij del me informacione të paverifikuara, e më e pakta që mund të bënte ishte që të kontaktojë të dy palët për të zbuluar të vërtetën, ai nuk e ka bërë këtë, por merr rolin e gjykatësit e prokurorit dhe del të shpifë shumë të pavërteta.

Ndërsa sa përket informacion se kinse askush nuk qenka interesuar për të lënduarit, po shpalos fakte që prej momentit kur ka ndodh aksidenti deri ditën e sotme, familja Musliu në vazhdimësi është interesuar për të lënduarit dhe ka kërkuar kujdes maksimal nga mjekët për shëndetin e tyre.

  • Në momentin e parë nga aksidentin, nga vendngjarja kam kontaktuar, Bujar Osmanin që të më lidh me mjekët, për të marr informata për shëndetin e të të lënduarve.
  • Bujar Osmani i cili në atë moment ishte në SHBA, mori përsipër të informohet menjëherë për të lënduarit, madje duke më lidhur mua personalisht edhe me Drejtorin e klinikës “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup Luben Arsenkov, dhe nga ai moment, deri më sot çdo ditë nga dy tre herë në ditë kemi qenë në kontakt për tu informuar mbi të lënduarit, si dhe duke kërkuar që tu ofrohet ndihma maksimale mjekësore të të lënduarve. (“kalemxhiun-fajzbukjan”, mund të pyet drejtorin, a është kjo e vërtet apo jo).
  • Me ndihmën e madhe edhe të Izet Mexhitit, ish-kryetarit të komunës së Çairit, cili mori menjëherë përsipër të interesohet për të lënduarit, si dhe duke na lidhur me mjekë dhe drejtorë të klinikave për të ju ofruar ndihmën maksimale të lënduarëve
  • Kemi komunikuar me Dr. Rexhep Memedi, Drejtor i Departamentit të Shëndetësisë, specialist i pediatrisë në Klinikën e Shkupit ë cilin e falënderoj shumë për gatishmërinë e tij , të ndihmoj pacientët. (“kalemxhiun-fajzbukjan”, mund të pyet mund të pyet drejtorin a është kjo e vërtet apo jo).
  • Gjithashtu në vazhdimësi kam qenë në kontakt edhe me Drejtori i Klinikës për Kirurgji për fëmijë, Elmedin Asani, të cilin e falënderoj shumë për gatishmërinë e tij , të ndihmoj pacientët (“kalemxhiun-fajzbukjan”, mund të pyet mund të pyet drejtorin a është kjo e vërtet apo jo).

Në kështu raste të ndjeshme dhe momente të dhimbshme, “kalemxhiu-fajzbukjan”, duheshte të mendojë para se të bëj një status të tillë, nga se në këto raste, duhet pasur maturi dhe mos të nxitet tension tek asnjëra familje e përfshirë në aksident.

Me këtë letër publike nuk dua të ndaloj shkrimet e tilla si të Furkan Saliu-t si gazetar që të bëjë punën e tij, dhe të shkruan për raste të tilla, por le të shkruhet e vërteta me fakte dhe argumente, e jo me të dëgjuara e të pa konfirmuara.

Kërkoj nga Furkan Saliu të kërkoj falje publike për dezinformatat, të pavërteta të pakonfirmuara, si dhe shpifje tjera të publikuara në fejzbuk profilin e tij ndaj familjes Musliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments