15 C
Tetovo
E shtunë, 11 Maj, 2024
BallinaOpinionGazetari Furkan Saliu i përgjigjet pronarit të Zhurnal, Bexhet Musliut për aksidentin

Gazetari Furkan Saliu i përgjigjet pronarit të Zhurnal, Bexhet Musliut për aksidentin

Kanë vijuar polemikat në rrjetet sociale 
për aksidentin tragjedik në rrugën Bërnjarcë – Stajkovcë, mes pronarit të portalit Zhurnal, Bexhet Musliu, djali i të cilit u përfshi në aksidentin automobilistik ku ngelën të lënduar 13 persona, dhe gazetarit Furkan Saliu

“Qëllimi i zhurmës është ta tërheq vëmendjen prej fakteve. Zhurma mund ti zëvendësojë faktet përkohësisht, por faktet gjithmonë do të mbesin fakte. Z. Musliu në arsyetimin e tij merret me Furkanin, jo me të vërtetën, e të vërtetën e konfirmon vetë me dorën e tij”, reagon Saliu u cili mëtej shton: 


-Përmend mjekë që i ka thirrur për të intervenuar. Të gjithë me karrierë politike. Fakt që tregon se ka fuqi të thirr’ dikë për të intervenuar.
-E konfirmon se nuk e ka thirrur familjen asnjëherë por ka qenë i zënë me politikanë.

“Përfundimisht, personi që thirr’ nëpër media për të larguar një lajm e komenton punën time si gazetar… Tragjikomike! Sa i përket kërkimit të faljes, kur ti kërkojë falje familjes Bekiri unë i kërkoj falje atij. E sa për rrugën gjyqësore, e ka mailin, adresën dhe përgjigjen”, reagon gazetari Saliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments