10.9 C
Tetovo
E enjte, 8 Maj, 2025
BallinaOpinionReagim nga ish funksionarë dhe antarë të BDI -së-Shkup/Myftinia e SHKUPIT të...

Reagim nga ish funksionarë dhe antarë të BDI -së-Shkup/Myftinia e SHKUPIT të reagojë për “Imamin Shqiptar”

Antarët dhe ish funksionarët e BDI-së ndjekin me shqetësim të thellë reagimet e opinionit publik dhe hoxhallarëve nga Shkupi e më gjerë, lidhur me skandalin publik e një individi që paraqitet me nofkën “Tim Shkupi”. Ky person, pa asnjë bazë institucionale apo arsimore fetare të verifikuar, ka bërë përdorim të papërgjegjshëm dhe ofendues të titujve dhe simboleve islame dhe gjithashtu keqpërdorim të figurave kombëtare ku së fundmi ka shkelur rëndë edhe mbi figurën emblematike të UÇK-së, duke manipuluar me zemërgjersinë e tij.

Vlerësojmë dhe respektojmë thellësisht trashëgiminë fetare dhe shpirtërore të Shkupit, si një qendër historike e dijes islame në trojet shqiptare dhe në Ballkan. Kontributi i hoxhallarëve të Shkupit, shumë prej të cilëve janë të diplomuar nga institucione të njohura ndërkombëtare si Universiteti i Al-Az’harit, nuk mund të vihet në diskutim apo të barazohet me figura të vetëshpallura që promovojnë veten përmes provokimeve dhe falsifikimeve publike.

Për këtë arsye, ne si anëtarë të BDI-së i bëjmë thirrje publike institucioneve përkatëse fetare, në veçanti Myftinisë së Shkupit, që të ndërmarrin hapa të qarta dhe të prerë në sqarimin e opinionit publik, si dhe në mbrojtjen e integritetit të titujve dhe simboleve fetare nga çdo lloj uzurpimi ose përdorim të paautorizuar.

Gjithashtu dëshirojmë të informojmë që përderisa institucioni përkatës si Myftinia e Shkupit nuk e bën sqarimin e duhur do të detyrohemi që këtë çështje ta ngrejmë me Këshillat e Xhemateve të Shkupit që shumica janë antarë dhe simpatizantë tonë. Duke përkujtuar se Këshillat e xhemateve të Shkupit kanë të drejtën e propozimit edhe emra për kandidat të ardhshëm për Myfti! Pa dashur të i hyjmë më thellë çështjes së autonomisë së xhemateve të Shkupit dhe se mu ata janë baza e krejt legjtimimit dhe aktivitetit fetar në Shkup kërkojmë që Myftinia e Shkupit si organ përgjëgjës menjëherë të reagojë zyrtarisht! Përndryshe çrregullohet krejt puna edhe e haxhit, kurbanit dhe antarësisë, mu tani para festës së Kurban Bajramit, festë të cilën duam krejt ta kalojmë në paqe dhe festim.Si subjekt politik që angazhohet vazhdimisht për ruajtjen e vlerave kombëtare dhe fetare të shqiptarëve, do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të institucioneve të përgjegjshme dhe të kontribuojmë për një shoqëri të qetë, të ndriçuar dhe të mbrojtur nga keqpërdorimet publike që dëmtojnë frymën tonë të përbashkët.Përveç këtij shqetësimi nga BDI ditëve të fundit ka patur edhe dhjetëra reagime në rrjetet sociale nga ish-funksionarë dhe anëtarë të lartë të subjektit politik BDI. Nga këto reagime më të ashpra dhe direkte e që kërkojnë veprim konkret nga Myftinia e Shkupit ishin edhe Ilaz Leskovica, njeri i parë i degave të Shkupit të BDI-së dhe Lindita Qazimi, ish zëvendëse Ministre e Arsimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments