“Rashkovski”/Zaev: Ligji i njëjtë për të gjithë, Milloshoski: Prokuroria ta ftojë edhe Zaevin

32

Procedura për furnizimin e Softuerit nga ish sekretari i Qeverisë, Dragi Rashkovski, ka qenë ligjore. Megjithatë fjalën e fundit do ta thotë gjykata. Ky është qëndrimi i  kryeministrit Zoran Zaev, pas shoqërimit në prokurori të Rashkovskit. Zaev tha se Qeveria ka dorëzuar në Prokurori  të gjitha dokumentet, nga procedura për furnizimin publik dhe deri tek dëshmitë për testimin e funksionimit të softuerit

Gjithsesi se prezumimin e pafajësisë e respektoj për shkak se ashtu duhet të jetë gjithkund. E dyta jam i njoftuar me të gjithë rastin, nuk ka dilemë, por edhe nuk ka njerëz të paprekshëm në shtet, ashtu siç nuk mund ta gjykojmë askënd derisa nuk dëshmohet. Ligji patjetër të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Procedura është realizuar tërësisht në mënyrë ligjore, nga ajo që unë e pash, nëse dëshmohet e kundërta, atëherë organet hetuese kanë pasur vështrim tjetër, por në fund është gjykata ajo që do të presë për këtë punë”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Për shoqërimin në prokurori të Rashkovskit reagoi edhe VMRO-DPMNE. Deputeti Antonio Milloshovski deklaroi se opozita maqedonase prej para tre viteve ka alarmuar se tek Rashkovski ka indikacione për krim të kryer. Ai tha se prokuroria duhet ta ftojë edhe Zoran Zaevin.

Dua të theksoj se Rashkovski ishte vetëm sekretar i përgjithshëm i një institucioni ku shef kryesor ishte Zoran Zaev dhe cilido veprim i paligjshëm i Rashkovskit nuk e përjashton përgjegjësinë komanduese të  kryeministrit Zoran Zaevit si me pozitë më të lartë se Sekretari i përgjithshëm Rashkovski. Dhe do të ishte korrekte nga Prokuroria publike, ta ftojnë Zaevin i cili vetëm para dy javësh nga Kuvendi i Maqedonisë e mbronte Rashkovskin dhe tha se ka shqyrtim për të gjithë lëndën për furnizimin e softuerit për MPB-në dhe se Zaevi e ka parë të gjithë lëndën dhe vlerëson se i njëjti është furnizuar në bazë ligjore”, tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Sipas Milloshovskit, alarmimet e VMRO-DPMNE-së për dyshime për krim tek Rashkovski, nuk janë marrë parasysh nga pushteti pasi ai është person i afërt i kryeministrit.