Arrihet marrëveshje mes Zaevit, Selës e Gashit për Ligjin për shtetësi

33

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve të opozitës shqiptare, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Afrim Gashi nga Alternativa. Pas kësaj, kryeministri Zaev njoftoi se është arritur marrëveshje për Ligjin për shtetësi, megjithatë nuk kumtohen detajet. “Nuk do të hyja në detaje. Qëllimi është të vendoset në letër. Do të thotë janë në pyetje ditë, që të vendoset në letër”, ka thënë Zaevi.