19.4 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeRaporti i DASH për Shqipërinë: Qeveri e korruptuar, media e dobët dhe...

Raporti i DASH për Shqipërinë: Qeveri e korruptuar, media e dobët dhe drejtësi nën presion

Departamenti Amerikan i Shtetit vëren se presioni politik, frikësimet, korrupsioni dhe burimet e pakëta kanë bërë që sistemi i drejtësisë të mos funksionojë “tërësisht, në mënyrë të pavarur dhe me efikasitet”, ndërsa theksoi korrupsionin në qeverisjen e vendit dhe median e lirë por jo të pavarur, si problemet kryesore në drejtim të respektimit të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.

Departamenti i Shtetit publikoi të hënën raportin e vet vjetor mbi të drejtat e njeriut, të cilin e përgatit për të gjitha vendet e botës. [Link raporti për Shqipërinë]

Korrupsioni i qeverisë raportohet si i gjithëpërhapur, lartë e poshtë në të gjithë qeverisjen e vendit.

“Korrupsioni ekzistoi në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisë, përfshirë prokurimet publike dhe partneritetet publike dhe private, megjithëse autoritetet bënë progres gjatë vitit në luftën kundër korrupsionit dhe dhënies fund të pandëshkueshmërisë,” vëren raporti.

Sipas amerikanëve, skandali i incineratorëve ka vlerën 29 miliardë lekë ose 271.5 milionë dollarë. Hetimi i incineratorëve konsiderohet si e një rëndësie të veçantë dhe po kështu, domethënës për DASH është fakti që informacioni i rrjedhur publikisht zbuloi se si shumë gazetarë dhe media janë financuar pikërisht nga incineratorët.

“Rrjedhja e informacionit mbi pagat në dhjetor 2021 dhe janar sugjeroi se shumë gazetarë të njohur dhe media morën pagesa të drejtpërdrejta nga kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e incineratorëve,” nënvijëzohet në raport duke e dhënë këtë si shembull të korrupsionit të një pjese të medias.

“Ka media të lirë, me lulëzimin e mediave, veçanërisht online, duke prezantuar një spektër të gjerë këndvështrimesh pa llogaridhënie e shpesh pa autorësi,” thuhet në raport. “Gjithsesi ka pak media të pavarur, për shkak se shumica e mediave janë nën pronësinë e biznesmenëve të njohur me interesa të shumëfishta, të cilët përdorin median për të përparuar interesat e tyre, përfshirë përmes përfitimeve të ndereve dhe promovimit të interesave të partive politike,” vijon më tej raporti.

Njësoj si vitin e kaluar, raporti përsërit se “ka raporte të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorin mediat për të shantazhuar bizneset duke i kërcënuar me raportime negative.”

Sipas raportit, rritja dramatike e mediave online ofron larmishmëri këndvështrimesh dhe po kështu potencial për korrupsion, përhapje të lajmeve të rreme në përfitim të interesave specifike financiare, politike dhe kriminale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments