9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaKulturëArkeologët nisin punën për zbulimin e plotë të amfiteatrit në Durrës

Arkeologët nisin punën për zbulimin e plotë të amfiteatrit në Durrës

Zbatimi i projektit që synon të nxjerr në pah të gjithë amfiteatrin e Durrësit filloi dy vjet pas bërjes publike të planeve me sondazhet arkeologjike në shpatin e kodrës ku monumenti mbështetet.

Në amfiteatrin e Durrësit kanë filluar të martën sondazhet, që synojnë zbulimin e elementeve të arenës ende të mbuluar, si dhe lidhjen me kodrën ku është mbështetur një pjesë e monumentit.

Drejtori i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohito tha për BIRN se sondazhet po realizohen nga firma “Altea & Geostudio 2000”. Leja e ministrisë së Kulturës ka mundësuar punimet e firmës së licensuar për ndërhyrje të këtij lloji – tha Ramohito.

Specialistë dhe arkeologë po ndjekin nga afër punën që po kryhet në pjesën qendrore të amfiteatrit.

Ky është hapi i parë për zbatimin e projektit afatgjatë për hapjen e plotë të amfiteatrit të ndërtuar në shek II pas Krishtit. Projekti për hapjen e plotë të amfiteatrit si dhe për rehabilitimin e plotë e zonës qendrore të Durrësit u bë i njohur dy vjet më parë.

Bashkia e Durrësit, Ministria e Kulturës dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim AADF po bashkëpunojnë për zbulimin e plotë të monumentit më të madh që është gjetur deri tani në vendin tonë.

Amfiteatri i Durrësit u zbulua në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi. Gjatë ekspeditave verore 1966-1970 u zbulua rreth 2/3 e monumentit, që ishte ndërtuar në periudhën e perandorit Trajan. Për hapjen e shkallareve dhe galerive autoritetet e kohës urdhëruan në pak javë prishjen e 33 shtëpive dhe transferimin e 50 familjeve, të cilat, pa e ditur, kishin banuar mbi një vepër monumentale 1900-vjeçare.Megjithë kërkimet arkeologjike në hapësirën e amfiteatrit, në më shumë se 50 vjet nuk ka patur asnjë ndërhyrje me synim zbulimin e elementeve të tjerë të rëndësishëm. Projekti që pritet të zbatohet ka nisur me shpronësimet dhe kompensimet e familjeve që banojnë në pjesën veri-lindore të amfiteatrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments