12.3 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeRaporti i DASH-it/Deputeti i LVV Gramos Agusholli : I mungon objektiviteti në...

Raporti i DASH-it/Deputeti i LVV Gramos Agusholli : I mungon objektiviteti në disa aspekte, nuk reflekton plotësisht situatën aktuale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka komentuar raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023 për Kosovën.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se raporti fokusohet në aspektet negative, duke injoruar përpjekjet dhe përparimet e bëra.

“E kam lexuar me vëmendje raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023 për Kosovën, dhe unë konsideroj se…

Së pari, raporti fokusohet kryesisht vetëm në aspektet negative të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë, duke injoruar përpjekjet dhe përparimet që janë bërë nga autoritetet lokale e qendrore për të adresuar këto çështje. Është e rëndësishme të përmendet se Kosova ka pasur vite të vështira dhe bile ka përparuar në shumë fushat e të drejtave të njeriut”, thotë ai.

“Së dyti, raportit i mungon objektiviteti në disa aspekte. Është e rëndësishme të vërehet se disa nga rastet e përmendura në raport janë në proces gjyqësor dhe janë nën hetim nga autoritetet kompetente, kështu që të bëjmë një vlerësim të drejtë duhet të presim rezultatet përfundimtare nga këto procese”, shprehet Agusholli për Gazeta Blic.

Tutje, ai potencon se në Kosovë ka liri të mediave, ndërsa që gazetarët në veri janë sulmuar nga serbët.

“Së treti, në lidhje me lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, duhet të theksojmë se Kosova ka një ambient të lirë të mediave, ku gazetarët mund të bëjnë punën e tyre pa frikë nga ndërhyrjet politike. Sulmet ndaj gazetarëve në veri kane ndodhur por nga kush? Për këto arsye, raporti nuk reflekton plotësisht situatën reale të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe ka nevojë për një vlerësim më të gjerë dhe më të objektivizuar të zhvillimeve në vend”, deklaron deputeti i VV-së, Gramos Agusholli./Gazeta Blic/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments