15.8 C
Tetovo
E shtunë, 12 Tetor, 2024
BallinaLajmeRamush Haradinaj godet ashpër Kurtin pse po përzihet në Maqedoninë e Veriut

Ramush Haradinaj godet ashpër Kurtin pse po përzihet në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se “ndërhyrja” e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është “shërbim i agjendës ruse dhe serbe”.

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se veprimi i Kurtit është rrezik dhe se kështu “prishet Ballkani”.

“Unë nuk mendoj që ka të bëjë fare me shqiptarët e Maqedonisë, Albini s’po shkon me ndihmu një krah, as nuk mundet me dobësu Ali Ahmetin sepse ai është politikan serioz. Ai po shkon vetëm me ja hap dyert Serbisë në kërkesat jolegjitime ndaj nesh e pastaj me na u lëshu në shpinë krejt aleatët tanë. Edhe pasi të shkon Kurti kan me na thanë kryeministri juaj ka bo fushatë në shtete fqinje”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Express.

“Është rrezik qa po bën. Agjenda serbe, agjenda ruse, sit kërkon Sveçla me shku në Preshevë është agjenda ruse”.

“Është agjenda e tyre destabilizimi i Maqedonisë, ndërhyrja prej shtetit në shtet e kryeministrave në fushata ja legjitimon Vuçiqit me shku në Mal të Zi te serbët e vet, ti je ka e prish Ballkanin”, tha ai.

“Shërbim i agjendës ruse dhe serbe”, ripërsëriti ai.

Ndër të tjera ai tha: “Duhet të kemi lidership që e don shtetin e jo vetën. Jo lidership që shkon me marrë foto për mi marrë votat”.

“Nëse ne mbesim në tavolinën e destabilizuesve do ta kemi problem”, u shpreh Haradinaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments