8.5 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeRAMA-ZAEV: MARRËVESHJE PËR KONTROLLE TË PËRBASHKËTA KUFITARE DHE DOGANORE

RAMA-ZAEV: MARRËVESHJE PËR KONTROLLE TË PËRBASHKËTA KUFITARE DHE DOGANORE

Kryeministri Zoran Zaev, në Tiranë, ka marrë pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nikoqir të cilit ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri Zaev bashkë me Kryeministrin Rama në margjinat e Samitit nënshkruan Marrëveshjen për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore në vendkalimet kufitare mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në deklaratën për media Kryeministri Zaev ka theksuar se Marrëveshja është edhe një hap drejt ndërtimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes RMV-së dhe Shqipërisë, të cilët si miq dhe fqinj të mirë e kanë si prioritet lehëtsimin e kalimit ndërkufitar në interes të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit mes dy vendeve.

‘Me nënshkrimin e marrëveshjes përfundojmë një proces serioz për të cilin kanë punuar Qeveritë tona që të hapim “one stop shop” terminalin ku qytetarët do t`i përgjysmojnë pritjet në kufi dhe para së gjithash do të krijohen kushte për realizimin e katër lirive evropiane për kalim të lirë të mallërave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve” – ka deklaruar Kryeministri Zaev.

Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, ka potencuar se kjo marrëveshje në masë të madhe do ta lehtësojë lëvizjen mes dy vendeve.

“Dua publikisht ta falënderoj nga zemra Kryeministrin Zaev për qasjen e tij energjike dhe vullnetin e tij të pathyeshëm për të lëvizur këtë proces përpara, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në atë rajonal dhe padyshim shfrytëzoj këtë rast që ta falënderoj për ardhjen dhe praninë e tij bashkë me ekipin” – ka theksuar Kryeministri Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments